Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim për pozicionin e anëtarit të Komitetit të Kontrollit të Cilësisë
Kandidatët e interesuar për të aplikuar për pozicionin vakant të anëtarit të Komitetit të Kontrollit të Cilësisë pranë IEKAs duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë me shkrim për shprehje interesi, e firmosur nga kandidati.
- Curriculum Vitae (CV) të detajuar, që përfshin përvojën profesionale dhe angazhimet përkatëse në fushën e auditimit dhe kontabilitetit.
- Dëshmi penaliteti (vërtetim nga Gjendja Gjyqësore) që vërteton se kandidati nuk është dënuar për vepra penale.
- Licenca profesionale, nëse zotërohet.
- Tituj shkencorë (nëse ka), të shoqëruar me dokumentacionin përkatës të njohjes së tyre.
- Certifikata ose dëshmi për kualifikime të tjera profesionale të lidhura me fushën e auditimit, kontabilitetit, cilësisë apo sektorë të ngjashëm.
- Çdo dokument tjetër mbështetës që konsiderohet i rëndësishëm nga kandidati për vlerësimin e profilit të tij/saj profesional.
Shënim:
Të gjithë dokumentet duhet të jenë të dorëzuara në format elektronik ose fizik, brenda datës 22.04.2025 ora 16:30.