Home Sigurimi për Cilësinë

Sigurimi për Cilësinë

Audituesi ligjor ose shoqëria audituese i nënshtrohet një sistemi kontrolli të sigurisë për cilësinë, që ka për qëllim dhënien e sigurisë për cilësinë e punës audituese.

 

Sistemi i dhënies së sigurisë për cilësinë përfshin dy hallka:

 

  1. kontrollin e cilësisë, që organizohet brenda shoqërisë së auditimit;
  2. kontrollin e cilësisë që organizohet nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike.

 

Bordi i Mbikëqyrjes Publike mund ti delegojë IEKAs, kryerjen e kontrollit të cilësisë për auditimet e entiteteve që nuk janë me interes publik.

 

Kontrolli i cilësisë brenda firmës/kabinetit të auditimit, garantohet përmes vendosjes së rregullave të brendëshme të rishikimit për qëllime të kontrollit të cilësisë së angazhimeve, të cilat bazohen në SNKC1 dhe në udhëzimet përkatëse të përpunuara nga IEKA.

 

Kontrolli i Cilësisë që organizohet nga BMP/IEKA është një procedurë e shqyrtimit të veprimtarisë profesionale të audituesve ligjorë (person fizik dhe të ortakëve e shoqërive audituese) bazuar në kërkesat a parashikuara ne Ligjin e Auditimit, Statutin e IEKAs dhe në pajtim me kërkesa të tjera të shpjeguara në Standardin Ndërkombëtar për Kontrollin e Cilësisë 1.

 

Kontrolli i cilësisë kryhet në bazë të një analize rreziku, të paktën:

 

  • një herë në çdo tre vjet, për audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit që auditojnë njësitë ekonomike me interes publik, dhe
  • një herë në çdo gjashtë vjet, për audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit që auditojnë njësitë e tjera ekonomike.
  • Për audituesit ligjorë, me jo më shumë se pesë vjet përvojë pune në profesion, ky kontroll kryhet, të paktën, një herë në dy vjet, derisa arrihet eksperienca e kërkuar.