Pyetje të shpeshta nga Kandidatët
Cilat kushte duhet të plotësohen për tu pranuar në praktikën profesionale?
-
- a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
b) të mos jetë dënuar penalisht ose me dënim plotësues, të natyrës që vë në dyshim ndershmërinë e tij;
c) të ketë fituar diplomë të shkollës së lartë, ku përfshihet:
i. Diplomë Bachelor (3-vjecare) së bashku me diplomën “Master” ose;
ii. Diplomë e integruar e nivelit të dytë ose;
iii. Diplomë të ekuivalentuar me (i) dhe (ii);
në çdo njërën nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomiks apo të barasvlershme me to.
Cila është periudha e dorëzimit të dokumentave?
Këshillit Drejtues miraton brenda datës 30 Dhjetor, listën e kandidatëve që pranohen në praktikën profesionale që paraqet KEKV në bashkëpunim me Drejtorin Ekzekutiv.
Cilat janë dokumentat që duhet të dorëzohen për tu pranuar në praktikën profesionale?
- Kërkesë me shkrim për pranimin në praktikën profesionale drejtuar Komitetit të Edukimit dhe Kualifikimit te Vijueshëm Profesional (KEKV);
- CV e aktualizuar;
- Kartë Identiteti (kopje);
- Diplomë e shkollës së lartë (e noterizuar), ku përfshin:
a) Diplomë Bachelor (3-vjecare) dhe diplomë “Master”1 ose;
b) Diplomë e integruar e nivelit të dytë ose;
c) Diplomat e barasvlershme me to.
Diplomat në pikën 4 (a)(b)(c) në përputhje me kategorizimet që bëhen në ligjin Nr.10307, datë 22.7.2010 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar do të mbulojnë çdonjërën nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomiks apo të barasvlershme me to. - Lista e notave (e noterizuar) për cdo diplomë;
- Dëshmi penaliteti;
- Marrëveshje e praktikës profesionale me kontratë me kohë të plotë tre vjeçare;
- Deklaratën noteriale që tregon se kandidati nuk ka asnjë marrëdhënie punësimi me kohë të plotë me punëdhënës të tjerë, duke filluar nga që nga 01 Janar 2021;
- Kontratë individuale pune me drejtuesin e praktikës profesionale (bazuar në Kodin e Punës në RSH);
- Mandatin e pagesës për tarifën e aplikimit 4000 lek;
Shenim: Për Diplomën Bachelor dhe Master lëshuar nga Fakultetet e huaja duhet të dorëzohet edhe vërtetimi për njohjen nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë.
Kur kryhet Testimi hyrës?
Testimi organizohet vetëm njëherë dhe është eleminues. Nëse kandidati nuk merr pjesë në testimin hyrës, mund të rrifillojë praktikën profesionale në vitin e ardhshëm.
Sa është kohëzgjatja e praktikës profesionale?
Trajnimet që kryhen gjatë praktikës profesionale?
- Moduli Raportimi Financiar i Avancuar;
- Moduli Taksimi i Avancuar;
- Moduli Legjislacioni i Biznesit i Avancuar;
- Moduli Auditim dhe Dhënie Sigurie i Avancuar
- Moduli Drejtimi i Performancës i Avancuar
- Moduli Etika Profesionale
Sa module në vit duhet të ndjek gjatë praktikës profesionale?
Kandidati mund të ndjekë të pavarura nga njëra- tjetra, secilin nga modulet në pikat 1, 2 dhe 3 më sipër. Për të vijuar me modulet në pikat 4, 5 dhe 6, kandidati duhet të ketë përfunduar më parë me sukses ndjekjen e tre moduleve të para, si dhe detyrimet përkatëse për këto module.
A është i detyrueshëm frekuentimi i leksioneve?
Si duhet vepruar në rastin e zëvendësimit të drejtuesit të praktikës profesionale?
- Marrëveshjen e praktikës profesionale;
- Kontratën e punës.
Cfarë dokumentash duhet të dorëzoj në IEKA gjatë praktikës profesionale?
- Vlerësimi nga drejtuesi i praktikës profesionale (nënshkruar dhe vulosur nga drejtuesi i praktikës profesionale);
- Ditari i praktikës profesionale për periudhën 1 Janar 202X – 31 Dhjetor 202X (nënshkruar nga kandidati dhe drejtuesi, vulosur nga drejtuesi i praktikës profesionale);
- Kopje të listëpagesave e Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe Tatimit mbi të Ardhurat nga Punesimi, (formulari E-SIG 025) Janar – Dhjetor 202X.
- Listëpagesën e muajit dhjetor mund ta dorëzoni pas datës 20 Janar.
- Vlerësimi nga drejtuesi i praktikës profesionale dorëzohet cdo 6 muaj.
Në periudhën shtator – nëntor të vitit të përfundimit të praktikës profesionale, kandidatët të cilët kanë kaluar me sukses testet në modulet profesionale do të depozitojnë dhe mbrojnë një punim profesional që përfshin trajtime teorike e praktike në çështje me interes për profesionin.
Cili është dokumenti që vërteton kryerjen e praktikës profesionale?
Cfarë detyrimesh financiare kam gjatë praktikës profesionale?
- Tarifa e regjistrimit në praktikën profesionale është 75.000 lekë dhe afati i pagesës është deri në datën 31 mars. (Miratuar nga Këshilli Drejtues i IEKAs me vendim nr 51 datë 7.12.2018)
- Tarifa e trajnimit në praktikën profesionale është 30.000 lek/vit dhe afati i pagesës është deri në datën 30 qershor. (Miratuar nga Këshilli Drejtues i IEKAs me vendim nr 6 datë 14.01.2020)
Numrat e llogarive bankare të IEKA-s:
Emertimi i llogarisë: Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar
Pershkrimi: Tarifë aplikimi në praktikën profesionale 2021
Banka Kombëtare Tregtare
Nr Llog: 402034661 IBAN: AL30 2051 1021 0346 61CL OTCL ALLA
Kontakt i Shpejtë
Ju duhet ndihmë?
Ju lutemi mos ngurroni të na kontaktoni. Ne do të mund t'iu kthejmë përgjigje brenda 1-2 ditëve pune.
Tel: +355 4 23 46 077
Email: info@ieka.al