Praktika profesionale
Për të marrë titullin Auditues Ligjor, së pari ju duhet të kryeni praktikën profesionale pranë një audituesi ligjor, gjatë së cilës ju do të merrni edukim të mëtejshëm teorik dhe praktik si dhe do të zhvilloni aftësitë profesionale dhe vlerat e qëndrimet etike.
Praktika profesionale zgjat 3 vjet dhe kryhet në kushtet e punësimit me kohë të plotë.
Për tu pranuar në praktikën profesionale ju duhet të dorëzoni kërkesën të shoqëruar me dokumentat përkatëse në periudhën 1 – 15 nëntor të cdo viti pranë Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar. Një kriter i domosdoshëm është të keni përfunduar studimet e larta dhe të jeni pajisur me një diplomë “Master”.
Lista e dokumentave.
Për aplikantët e interesuar për të ndjekur praktikën profesionale
- Kërkesë me shkrim për pranimin në praktikën profesionale drejtuar Komitetit të Edukimit dhe Kualifikimit te Vijueshem Profesional (KEKV);
- CV e aktualizuar;
- Kartë Identiteti (kopje);
- Diplomë e shkollës së lartë (e noterizuar), ku përfshin:
a) Diplomë Bachelor (3-vjecare) dhe diplomë “Master”1 ose;
b) Diplomë e integruar e nivelit të dytë ose;
c) Diplomat e barasvlershme me to.
Diplomat në pikën 4 (a)(b)(c) në përputhje me kategorizimet që bëhen në ligjin Nr.10307, datë 22.7.2010 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar do të mbulojnë çdonjërën nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomiks apo të barasvlershme me to. - Lista e notave (e noterizuar) për cdo diplomë;
- Dëshmi penaliteti;
- Marrëveshje e praktikës profesionale me kontratë me kohë të plotë tre vjeçare;
- Deklaratën noteriale që tregon se kandidati nuk ka asnjë marrëdhënie punësimi me kohë të plotë me punëdhënës të tjerë, duke filluar nga që nga 01 Janar 2021;
- Kontratë individuale pune me drejtuesin e praktikës profesionale (bazuar në Kodin e Punës në RSH);
- Mandatin e pagesës për tarifën e aplikimit 4000 lek;
Numrat e llogarive bankare të IEKA-s :
Emertimi i llogarisë: Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar
Pershkrimi: Tarifë aplikimi në praktikën profesionale 2021
Shuma: 4.000 lekë
Banka Kombetare Tregtare
Nr Llog: 402034661 IBAN: AL30 2051 1021 0346 61CL OTCL ALLA
Praktika profesionale kryhet pranë dhe nën kujdesin e një drejtuesi të praktikës, i cili duhet të jetë një Auditues Ligjor të regjistruar në Regjistrin Publik dhe që ushtron profesionin prej të paktën tre vjetësh. Në qoftëse marrëveshja është nënshkruar në emër të një shoqërie audituesish ligjore, kjo e fundit duhet të caktojë një Auditues Ligjor, përgjegjës për drejtimin e praktikës profesionale.
Drejtuesi i praktikës profesionale të kandidatit, duke qënë përgjegjësi kryesor për formimin e kandidatit, duhet t’i mundësojë kandidatit kryerjen e praktikës profesionale në kushte optimale dhe mund t’i ngarkojë edhe kryerjen e punëve profesionale nën udhëzimin dhe mbikëqyrjen e tij.
Praktika profesionale nis me fillimin e vitit kalendarik. Kandidati gjatë praktikës profesionale duhet të kryejë pranë drejtuesit të praktikës profesionale, të pakten 800 orë punë në vit në auditimin ligjor të pasqyrave financiare individuale dhe/ose të konsoliduara.
Kandidati mban një ditar të praktikës profesionale në të cilin dokumenton punët që ka kryer ose punët në të cilat ka marrë pjesë, duke shënuar emërtimin dhe formën juridike të sipërmarrjes, natyrën e veprimtarisë së saj, karakterin e misionit dhe kohën e punës të realizuar nga kandidati në kryerjen e misionit, e të tjera të dhëna të nevojshme.
Kandidati në praktikën profesionale duhet të respektojë dispozitat ligjore dhe rregullat që lidhen me punën, mungesat në punë dhe pushimet sipas përcaktimeve në Kodin e Punës të RSH.
Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar vlerëson nëse kandidatët në praktikën profesionale kanë kaluar me sukses të gjitha provimet bazike dhe të njohurive teorike që përfshihen në programin e edukimit të miratuar.
Në përfundim të praktikës, kandidatët depozitojnë dhe mbrojnë një punim profesional që përfshin trajtime teorike e praktike në çështje me interes për ushtrimin e profesionit.
Kriteret për të marrë titullin Auditues Ligjor
Për të hyrë në profesionin e audituesit ligjor kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
- Të kenë përfunduar, të paktën studimet universitare të ciklit të dytë, në nivelin “Master”, në një nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomik apo të barasvlershme me to.
- Të kenë kryer praktikën profesionale me kontratë punësimi 3 vjeçare pranë një drejtuesi (Audituesi Ligjor) të praktikës profesionale.
- Të kenë përfunduar me sukses provimet e aftësisë profesionale.