KPAP '23
Njoftim për tërheqjen e certifikatave KM/AL
Njoftohen të gjithë kandidatët fitues të provimeve të aftësive profesionale për sezonin 2023 të paraqiten për të tërhequr certifikatat për marrjen e titullit Kontabilist i Miratuar/Auditues Ligjor pranë ambienteve të IEKAs nga e Hëna në të Premte, ora 9:00 – 16:30.
Pyetjet më të shpeshta
Pershendetje! Me duhet nje informacion,nuk mundem te gjej dot diplomen e fakultetit per te dorezuar per provimin e Kontabiliste se Miratuar,mund te marr nje vertetim nga fakulteti i ekonomikut ku ka mbaruar shkollen.Jam sh e shqetesuar ne fakt qe nuk po e gjej ju lutem me ktheni nje pergjigje.
Ne lidhje me rregjistrimin per provimet per Auditues Ligjor dhe specifikisht per kerkesen ne lidhje me fotokopje e noterizuar te masterit ose diplome ekuivalente. Ne funksion te kesaj instituti ACCA leshon nje leter si “Letter of Equivalence” ku specifikon qe rruga akademike e ndjekur dhe pajisja me certifikaten ACCA eshte ekuivalente me nje master ne UK dhe njihet si i tille nga UK. A eshte i mjaftueshem ky dokument per te permbushur kerkesen?
- c) të ketë përfunduar, të paktën, studimet universitare të ciklit të dytë në nivelin “Master”
Sa më sipër, jeni të lutur të paraqesini dokumentacionin e kërkuar në përputhje me kriteret e përcaktuara në kuadrin rregullator në fuqi. Përkatësisht, depozitimin e dokumentit nga Institucionet Ligjzbatuese Shqipëtare i cili bën njohjen e “Letter of Equivalence” me diplomën e nivelit Master.
Kam paqartesi lidhur me kriteret e rregjistrimit per provimet e Kontablit te Miratuar. A e plotesoj kriterin e eksperinces per tu rregjistruar ne provimet e KM pasi kam eksperience mbi 3 vjecare si Inspektor i Pronesise Industriale ne Inspekteratin Shteterore te Mbikeqyrjes se Tregut?
Kandidatët për Kontabilist i miratuar duhet të plotësojë kërkesat në vijim:
ç) ka, të paktën, tre vite përvojë profesionale në fushën e kontabilitetit, të financës, kontrolli financiar dhe në fusha të ngjashme
Pozicioni Inspektor i Pronësisë Industriale në Inspektoriatin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut nuk përshtatet me kërkesat e rregullores dhe nuk kualifikohet.
Pershendetje dua te bej pagesen per provimet per kontabel të miratuar. Ku ta gjej formularin
Tek kriteret qe duhen plotesuar per kandidatet per kontabilist te miratuar: 1-Lidhur me piken 1 “Kerkesen me shkrim drejtuar komisionit te provimeve te aftesise profesionale ku te listohen dokumentat e paraqitura” A dispononi ndonje format te vecante per kete kersese apo thjesht duhet te hartojme individualisht nje kerkese dhe te listojm dokumentat qe nevojiten?
Deri kur eshte data e fundit per pranimin e dokumentacionit? ..Nese mungon dicka mund te plotesohet ne vazhdim ?
Dokumentacioni duhet të dorëzohet i plotë dhe nuk mund të plotësohet në vazhdim.