Këshilli Drejtues i IEKAs

Kryetar
Z. Berti PASHKO

 

Nga muaji Nëntor 2021, Z. Berti Pashko është Kryetar i Këshillit Drejtues të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar. Ai u përzgjodh nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të IEKA-s, në datë 15 Tetor 2021, si Anëtar i Këshillit Drejtues të IEKA-s dhe u votua nga Këshilli Drejtues si Kryetar në datë 1 Nëntor 2021.

Z. Berti Pashko ka mbaruar studimet në vitin 1988 në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë i diplomuar në degën Financë Kontabilitet

Z. Pashko ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e profesionit të Audituesit Ligjor si anëtar i Këshillit Drejtues edhe në tre mandate të mëparshme, përkatësisht viti 2009 – 2012 / 2012-2015 / 2019-2021. Ka qenë pjesëmarrës aktiv në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare duke marrë pjesë në kongrese, konferenca dhe seminare të organizuara nga IFAC, FCM, EFAA dhe CNDEC.
Nga viti 1997 e në vazhdim ushtron profesionin si Auditues Ligjor. Nga viti 2001 është administrator në shoqërinë e auditimit ligjor “HOLLY & ENDI AUDITING sh.p.k”.
Z. Berti Pashko aktualisht ushtron funksionin e Kryetarit të Komitetit të Standardeve Profesionale dhe Kryetar i Këshillit të Botimit të Revistës “Kontabilitet Financë & Auditim të IEKA-s.
Z. Pashko zotëron gjuhët anglisht dhe italisht.

Zv./Kryetare
Shpresa Breçani

 

Nga muaji Nëntor 2021, Znj. Shpresa Breçani është Nën Kryetare e Këshillit Drejtues të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar. Ajo u përzgjodh nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të IEKA-s, në datë 15 Tetor 2021, si Anëtare e Këshillit Drejtues të IEKA-s dhe u votua nga Këshilli Drejtues si Nën Kryetare në datë 1 Nëntor 2021.

Znj. Shpresa Breçani është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë.

Ajo ka ushtruar pozicion drejtues si Kryetare e Degës së Financës, Drejtoria e Shëndetit Publik, Tropojë si dhe Drejtoreshë Ekzekutive në një nga kompanitë e sigurimit më të mëdha në treg. Gjithashtu, znj. Brecani ka ushtruar profesionin si Inspektore e Parë, në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Aktualisht zotëron Licensën si Ekspert Fiskal, Administrator Falimenti dhe Auditues Ligjor.
Znj. Breçani ushtron profesionin si Audituese Ligjore që prej vitit 2007 si dhe nga viti 2012 është e licensuar edhe si Administratore Falimenti. Pjesmarrëse në hartimin e librit “Communication and Digital Marketing Management”. Ajo është bërë pjesë e shumë trajnimeve profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare.
Znj. Shpresa Breçani karakterizohet për shpirtin inovativ dhe sipërmarrës.

Edrian Meslani

Nga muaji Nëntor 2021, Z. Edrian Meslani është Anëtar i Këshillit Drejtues të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar. Ai u përzgjodh në këtë pozicion në datë 15 Tetor 2021 nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të IEKA-s.

  1. Edrian Meslani ka mbaruar studimet në vitin 2007 në Universitetin Bujqësor të Tiranës, i diplomuar në degën Ekonomi si dhe zotëron gjuhët anglisht dhe italisht.
  2. Meslani ka një ekperiencë të gjatë në fushën e kontabilitetit, ku për një periudhë 4 vjeçare ka ushtruar funksionin e tij si Konsulent EBDR si dhe kontabilist pranë shoqërive Atlas sha, HEC-I BISHNICA 1.2” shpk si dhe MSH “Qendrat Mjekësore”. Prej vitit 2020 dhe në vazhdim Z. Edrian Meslani është Partner Angazhimi, Auditues Ligjor pranë shoqërisë ERK AUDITING shpk.

Esmeralda Balluku

Nga muaji Nëntor 2021, Znj. Esmeralda Balluku është Anëtare e Këshillit Drejtues të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar si dhe Anëtare e  IEKA-s prej Janarit të vitit 1997. Ajo u përzgjodh në këtë pozicion në datë 15 Tetor 2021 nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të IEKA-s.

Znj. Esmeralda Balluku ka mbaruar studimet në vitin 1985 në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë e diplomuar në degën Financë Kontabilitet si edhe zotëron gjuhët anglisht dhe italisht, komunikim baze.

Znj Balluku ka qenë dhe është anëtare në këto institucione:

  • Anëtare e Këshillit Drejtues të IEKA-s që prej Nëntorit 2021 e në vazhdim;
  • Anëtare e Këshillit Drejtues të IEKA që prej 2006 deri më 2009;
  • Anëtare e Bordit të Mbikqyrjes Publike për periudhën Dhjetor 2013 deri më Maj 2017;
  • Kryetare e Komitetit të Kontrollit të Brendshëm të shoqërisë CCBS shpk, periudha Dhjetor 1998 deri më Qershor 2012.
  • Mars 2003 deri ne Dhjetor 2012 – Anëtare e Bordit Kosovar të Standarteve të Raportimit Financiar, si Auditore e Huaj;

Znj. Balluku ka patur këto eksperienca profesionale:

  • Në periudhën Janar 2002 deri tani, ushtron funksionin si Partnere Drejtuese pranë shoqërisë “Inter BBK Auditing shpk” ne Shqiperi;
  • Në periudhën Janar 1997 deri ne Janar 2002 ka ushtruar profesionin si Audituese, Person Fizik
  • Në periudhën Gusht 1993 – Gusht 1997, Drejtore e Drejtorise se Buxhetit e Finances ne Institucione Publike (Ministri apo Agjensi Shtetërore);
  • Në periudhën Shtator 1997 deri ne Dhjetor 1997, Administratore Lokale për Firmat Piramidale në Shqiperi;
  • Në periudhën Maj 1988 – Korrik 1993, financiare dhe Shefe e degës së Financës në Shtypshkronjën Çajupi, Tirane
  • Në periudhën Janar 1986 deri ne Prill 1988, financiare në Ndërmarrjen e Grumbullimit Lezhë, Shqiperi.

Ilda Duhanxhiu

Desara Liko

Kamela Hasko

Komiteti i Kontrollit të Brendshëm

Komiteti i Kontrollit të Brendshëm kontrollon veprimtarinë financiare të Institutit, mbikëqyr zbatimin e procedurave kontabël, regjistrimin në llogari me buxhetin, i jep mendim Këshillit për të gjitha cështjet që i kërkohen. Komiteti i Kontrollit të Brendshëm i raporton Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve.

Altin Sulejmani Kryetar

Fatmira Kastrati (Sykja) Anëtar

Eljona Hoxha Anëtar

Drejtori Ekzekutiv

Drejtori Ekzekutiv kryen administrimin e përditshëm të veprimtarisë së Institutit. Drejtori Ekzekutiv organizon punën për kryerjen e veprimtarive profesionale të Institutit në përputhje me Ligjin apo me vendimet e Këshillit Drejtues si dhe siguron që buxheti i Institutit është në përputhje me rregullat e administrimit financiar të miratuara nga Këshilli Drejtues.

Doranin Agalliu