Home Përjashtimi nga kryerja e Praktikës Profesionale

Përjashtimi nga kryerja e praktikës profesionale

 

1. Ligji 10091 datë 05.03.2009 (i ndryshuar) parashikon qe individët që, për pesëmbëdhjetë vjet, kanë qenë të angazhuar në veprimtari profesionale, mund të përjashtohen nga detyrimi për të kryer praktikën profesionale nëse gjatë këtyre viteve ata kanë fituar përvojën e mjaftueshme në fushën e kontabilitetit, auditimit, financës dhe legjislacionit.

 

Individët që aplikojnë për të përfituar përjashtimin nga detyrimi i kryerjes së praktikës profesionale duhet të paraqesin në IEKA disa dokumenta.

Lista Dokumenta

    Kërkesë me shkrim, ku të argumentohet se plotësohen kërkesat e parashikuara nga ligji;

  • Kopjen e diplomës së shkollës së lartë, sipas kërkesave te ligjit 10091 dhe listën e notave të noterizuar;
  • Vërtetim mbi gjëndjen gjyqësore;
  • Kopjen e kartës së identitetit ose të pasaportës për jashtë shtetit;
  • Curriculum vitae të aktualizuar që fillon nga periudha më e fundit dhe shkon në periudhën më të hershme;
  • Kopjen e librezës së punës, shoqëruar me vërtetime në formën e referencave zyrtare të lëshuara nga punëdhënësit përkatës, ku jepen detaje mbi llojin e punëve të kryera;
  • Kopje të certifikuara të kualifikimeve të ndjekura apo të veprimtarive përkatëse profesionale ku individi është përfshirë;
  • Çdo dokument tjetër që gjykohet nga komiteti se provon përmbushjen e kërkesave të ligjit.

Propozimi për çdo rast përjashtimi nga detyrimi i kryerjes së praktikës profesionale bëhet me vendim të Këshillit Drejtues të organizatës profesionale të audituesve ligjorë dhe miratohet nga bordi i mbikëqyrjes publike.

Këta individë i nënshtrohen të njëjtit proces testimi, të cilit i nënshtrohen edhe kandidatët.

2. Përjashtohen nga detyrimi për kryerjen e praktikës profesionale shtetasit shqiptarë, të cilët kanë fituar titullin CPA apo ACCA në një shtet tjetër dhe që janë anëtarë të një organizmi profesional të audituesve ligjorë në një shtet tjetër.

 

Për t’u përjashtuar nga praktika profesionale këta shtetas duhet të paraqesin në Institut disa dokumenta.

Lista Dokumenta

  • Kërkesë me shkrim, ku të parashtrohet kërkesa për përjashtim nga kryerja e praktikës profesionale;
  • Kopjen e kartës së identitetit ose të pasaportës për jashtë shtetit;
  • Curriculum vitae të aktualizuar;
  • Kopje të certifikuar (me apostille) të titullit ACCA ose CPA të marrë një shtet tjetër,të shoqëruar me programin aftësisë profesionale për të cilin është testuar;
  • Vërtetim të certifikuar (me apostille) që tregon për gjëndjen e anëtarësisë në organizmin e huaj të audituesve ligjorë;
  • Çdo dokument tjetër që gjykohet nga Komiteti se provon përmbushjen e kërkesave të ligjit.

 

Këta individë marrin pjesë në provimin përfundimtar të aftësive profesionale në dy disiplinat më poshtë:

 

  • Zbatimi në praktikë i legjislacionit mbi të drejtën civile, të drejtën penale, legjislacionit tregtar dhe të drejtën e punës në Republikën e Shqipërisë, në masën që këto i interesojnë profesionit të auditimit ligjor të pasqyrave financiare;
  • Zbatimi në praktikë i kërkesave të legjislacionit të tatimeve dhe taksave në Republikën e Shqipërisë;