Provimi përfundimtar i aftësive profesionale
Provimi përfundimtar i aftësive profesionale organizohet nga Komisioni i pavarur i Provimeve të Aftësive Profesionale, i cili ngrihet pranë Bordit të Mbikëqyrjes Publike.
Provimi përfundimtar i aftësive profesionale realizohet nëpërmjet 6 testeve me shkrim dhe përfshin vlerësimin e aftësive të kandidatëve për auditues ligjorë, për të zbatuar në praktikë e për të bërë gjykime profesionale në një shkallë të avancuar, në fushat e mëposhtme:
Skema e Testit Përfundimtar të Provimeve të Aftësisë Profesionale
a)
Raportimi dhe përgatitja e pasqyrave financiare, sipas standardeve kombëtare e ndërkombëtare të raportimit financiar;
b)
Zbatimi në praktikë i legjislacionit mbi të drejtën civile, penale, tregtar dhe mbi të drejtën e punës në RSh, në masën që këto i interesojnë profesionit të auditimit ligjor të PF;
c)
Zbatimi në praktikë i kërkesave të legjislacionit të tatimeve dhe taksave në Republikën e Shqipërisë
ç)
Zbatimi në praktikë i kërkesave të etikës profesionale dhe procedurat e punës për auditimin e PF, sipas kërkesave të SNA-ve
d)
Zbatimi i modeleve të duhura të organizimit, drejtimit, qeverisjes dhe kontrollit të brendshëm të entiteteve te biznesit (personave juridikë);
dh)
Përdorimi i sistemeve të informacionit dhe të informatikës;