Partnerët Ndërkombëtarë

Home Partnerët Ndërkombëtarë

Partnerët Ndërkombëtarë

IEKA është pjesë përbërëse e organizmave ndërkombëtare dhe ka një përfaqësim të konsiderueshëm ndërkombëtar ku përmendet anëtarësia me të drejta të plota.

Anëtarët tanë veprojnë në një mjedis global që ndryshon me shpejtësi. Shumë nga reformat rregullatore ndërmerren globalisht, gjithashtu teknologjia shkakton ndryshime në qasjen anëtarëve tanë. Fakti që anëtarët e tij veprojnë në një kontekst kombëtar dhe ndërkombëtar, bën që Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar, e shikon anëtarësimin në organizmat ndërkombëtare e globale të profesionit si një pjesë të rëndësishme për njohje ndërkombëtare dhe të zhvillimit të praktikave më të mira profesionale. Gjatë këtyre viteve IEKA është anëtarësuar në një numër organizatash që flasin në emër të një profesioni rajonal e global.

IFAC (Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve)  
IFAC - www.ifac.org  
IEKA - Anëtare e asocuar nga Dhjetor 2003  
IEKA - Anëtare me të drejta të plota nga 13 Nëntor 2008  

Që nga viti 2000, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar është anëtarësuar në IFAC (Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve). Në vitin 2008 IEKA u bë anëtare me të drejta të plota. IFAC është organizata që përfaqëson profesionin në rang ndërkombëtar, e dedikuar për t’i shërbyer interesit publik nëpërmjet forcimit të profesionit dhe duke kontribuar në zhvillimin e ekonomive të fuqishme ndërkombëtare. IFAC përbëhet nga 175 anëtarë dhe bashkëpunëtorë në më shumë se 130 shtete që përfaqësojnë mbi 3 milionë kontabilistë në praktikën publike, edukim, shërbimin qeveritar, industrinë dhe tregtinë.

 
IEKA bën përpjekje të vazhdueshme për të qenë në pajtueshmëri të plotë me të gjitha deklaratat e detyrimeve të Anëtarësisë (SMO 1 -7).
IEKA ANETARE NE IFAC

FCM
(Federata e Ekspertëve Kontabël të Mesdheut)
FCM - www.fcmweb.org
IEKA - Anëtare nga Viti 2006
 

FCM është një shoqatë e krijuar në fund të vitit 1999 me iniciativën e drejtuesve të organizatave profesionale të vendeve të Mesdheut. Ajo mbledh së bashku organizatat profesionale të cilat veprojnë në vendet e Mesdheut dhe promovon bashkëpunimin midis organizatave profesionale në rajon, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, për të ndarë njohuritë dhe për të ofruar ndihmë teknike për anëtarët e saj dhe për t’i ndihmuar ata të arrijnë dhe mbajnë standarde të larta profesionale dhe të dhënies së sigurisë. IEKA është anëtare e FCM nga viti 2006.  
IEKA Anetare ne FCM


FIDEF – Federata e Ekspertëve Kontabël Frankofonë
FIDEF - www.fidef.org
IEKA - Anetare nga Viti 2000

FIDEF është një organizatë e krijuar në vitin 1981 me iniciativën e disa profesionistëve nga vende të ndryshme. FIDEF përbëhet nga 52 anëtarë në 4 kontinente të cilët përfaqësojnë rreth 80,000 kontabilistë dhe auditues në të gjithë botën. Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar është anëtar me të drejta të plota në FIDEF që nga viti 2000.

IEKA Anetare ne FIDEF


EFAA (Federata Europiane e Kontabilistëve dhe Audituesve për SME-të)
EFAA - www.efaa.com
IEKA - Anëtare nga Viti 2016

EFAA është një organizatë e krijuar në 1994 e cila mbledh së bashku të gjitha organizatat ndërkombëtare të kontabilistëve dhe audituesve anëtarët e së cilave sigurojnë shërbime profesionale kryesisht për Entitetet e Vogla dhe të Mesme në Europë. EFAA përbëhet nga 12 anëtarë që përfaqësojnë rreth 350,000 kontabilistë dhe auditues në të gjithë Europën. Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar është anëtar me të drejta të plota në EFAA që nga viti 2016.

IEKA Anëtare në EFAA

Kërko t'iu telefonojmë

Plotësoni formularin e kontaktit me email dhe ne do t’iu telefonojmë sa më parë.

Tel +355 4 23 46 077