Home Kualifikimi i vijueshëm profesional

Kualifikimi i vijueshëm profesional

Bazuar në Ligjin e Auditimit dhe si anëtarë të një organizmi profesional i cili është anëtar me të drejta të plota në IFAC, audituesit ligjorë kanë detyrimin  për të marrë pjesë në zhvillimin e vazhdueshëm profesional (CPD) cka kupton të mësuarit gjatë gjithë jetës.

 

Pjesëmarrja në trajnimin e vijueshëm profesional:

 

  • ju siguron që vazhdimisht të zhvilloni njohuritë dhe aftësitë që ju duhen për të pasur sukses në mjedisin konkurrues të biznesit;
  • kjo ju ndihmon në arritjen e qëllimeve tuaja të zhvillimit dhe karrierës;
  • kjo ju ndihmon të dalloheni në profesionin tuaj, duke siguruar vlerë të shtuar për organizatën tuaj dhe klientët tuaj
  • ndihmon për të ndërtuar reputacionin tuaj si drejtues biznesi.

 

Audituesit ligjorë i nënshtrohen kualifikimit të vijueshëm profesional, i cili është i detyrueshëm dhe zgjat, të paktën, 40 orë në vit.

 

Riregjistrimi i audituesit ligjor në regjistrin publik bëhet kur, përvec të tjerash, audituesi ka përmbushur detyrimet e kualifikimit të vijueshëm profesional edhe gjatë kohës kur ai nuk e ka ushtruar profesionin.