Home Regjistrimi/çregjistrimi i Audituesve ligjorë në Regjistrin Publik

Regjistrimi/çregjistrimi i Audituesve ligjorë në Regjistrin Publik

Individët që dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e audituesit ligjor në praktikën publike, pasi kanë marrë titullin auditues ligjor, janë të detyruar të regjistrohen në Regjistrin Publik të audituesve ligjorë i cili mbahet dhe përditësohet nga organizata profesionale.

Vetem audituesit ligjorë/shoqëritë audituese të përfshira në regjistrin publik, kanë të drejtë të kryejnë veprimtarinë e auditimit ligjor të pasqyrave financiare, individuale dhe/ose të konsoliduara të shoqërive tregtare, si edhe të kryejnë shërbime të tjera apo shërbime të lidhura, kur ato nuk bien ndesh me kërkesat e parashikuara në këtë ligj, me standardet profesionale dhe me kodin e etikës.

Regjistrimi në regjistrin publik të AL kërkon që individi ti ketë dhënë fund papajtueshmërive të parashikuara në ligj dhe të jetë i pavarur.

Procedurat e përfshirjes në regjistrin publik të audituesve ligjorë dhe të shoqërive të auditimit, janë hartuar nga Instituti dhe miratuar nga BMP si dhe realizohen nga Komiteti i Regjistrimit, i cili krijohet nga Instituti dhe përbëhet nga anëtarë përfaqësues të IEKA-s dhe të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Kërkesat për regjistrim të kandidatëve/shoqërive audituese, për pezullim të veprimtarisë dhe riregjistrim, të shoqëruara me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, i adresohen me shkrim organizatës profesionale të audituesve ligjore.

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin e audituesit ligjor shtetas shqiptar

  • Kërkesa e aplikuesit drejtuar Komitetit të Regjistrimit, e nënshkruar prej tij;
  • Curriculum vitae;
  • Dokument identiteti;
  • Vërtetim nga prokuroria e rrethit se ndaj shtetasit nuk është filluar çështje penale; vërtetim nga gjykata e rrethit se kërkuesi nuk është në proces gjyqësor;
  • Dëshmi penaliteti (Formular vetëdeklarimi deri në dorëzimin e Dëshmisë së Penalitetit);
  • Deklaratë noteriale për dhënien fund të papajtueshmërive që kërkohen për ushtrimin e profesionit (shkarko modelin e deklaratës);
  • Kopje e njehsuar e certifikatës së titullit auditues ligjor ose vërtetimin për përfundimin me sukses të provimeve të aftësive profesionale;
  • Vërtetim zyrtar nga institucioni, shoqëria etj. për ndërprerjen e marrëdhënieve të punësimit (kur aplikuesi ka qenë i punësuar);
  • Vërtetim nga organizata profesionale e audituesve ligjorë ose nga institucionet dhe subjektet e tjera të parashikuara me ligj për pjesëmarrjen në kualifikimin e vijueshëm profesional për kohën që nuk ka ushtruar profesionin e audituesit ligjor (nëse është e përshtatshme);
  • Vërtetim nga organizata profesionale e audituesve ligjorë për shlyerjen e detyrimeve financiare lidhur me kuotat e anëtarësisë dhe detyrime të tjera (nëse është e përshtatshme);
  • Certifikatën e regjistrimit në QKB dhe kopje të Ekstraktit të QKB;
  • Mandat-pagese për tarifën prej 10.000 lekë për regjistrim në Regjistrin Publik.

 

Shënim: Për regjistrimin në regjistrin publik dhe ushtrimin e profesionit të audituesit ligjorë pranë një shoqërie auditimi, aplikuesi duhet paraqësë dhe kërkesë nga administratori/audituesi ligjor i shoqërisë në të cilën të kërkohet përfshirja në listën e audituesve ligjorë të shoqërisë.

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin e audituesit ligjor shtetas të huaj

  • Për t’u regjistruar në regjistrin publik, audituesi ligjor i huaj fillimisht i drejtohet me një kërkesë me shkrim për dhënien e provimit të aftësive profesionale Komisionit të Provimeve të Aftësisë Profesionale, duke paraqitur dokumentacionin e nevojshëm, që tregon për titullin e marrë në një shtet tjetër;
  • Përmbajtja e dokumentacionit, që paraqitet për regjistrimin e audituesit ligjor të huaj dhe të shoqërive të huaja audituese në regjistrin publik të audituesve ligjorë përcaktohet nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike dhe miratohet nga Ministri i Financave;
  • Këshilli Drejtues i organizatës profesionale bën vlerësimin e pajtueshmërisë së kushteve të përgatitjes së audituesve ligjorë të huaj me kushtet e përgatitjes së audituesve ligjorë vendas dhe i dërgon një raport Komitetit të Regjistrimit;
  • Dëshmi të penalitetit të nxjerrë brenda 6-mujorit të fundit nga shteti ku ka rezidencën e përhershme të apostiluar.

Dokumentacioni i nevojshëm për ri-regjistrimin e audituesit ligjor.

  • Kërkesë për ri-regjistrim drejtuar Komitetit të Regjistrimit, e nënshkruar prej tij;
  • Vërtetim nga organizata profesionale e audituesve ligjorë për kryerjen e kualifikimit të vijueshëm profesional për kohën që nuk ka ushtruar profesionin e audituesit ligjor. Në rastin kur kryhen pranë organizatës profesionale ato dorëzohen nga organizata drejtpërdrejtë te Komiteti i Regjistrimit pa pasur nevojë për lëshimin e një vërtetimi. Në rastet kur kualifikimi i vijueshëm nuk është bërë pranë organizatës profesionale, një vërtetim nga institucioni në përputhje me dispozitat e ligjit për kryerjen e kualifikimit të vijueshëm profesional për kohën që nuk ka ushtruar profesionin e audituesit ligjor;
  • Curriculum vitae;
  • Dëshmi penaliteti (Formular vetëdeklarimi deri në dorezimin e Dëshmisë së Penalitetit);
  • Deklaratë noteriale për dhënien fund të papajtueshmërive që kërkohen për ushtrimin e profesionit;
  • Vërtetim nga organizata profesionale e audituesve ligjorë për shlyerjen e detyrimeve financiare lidhur me kuotat e anëtarësisë dhe detyrime të tjera;
  • Vërtetim zyrtar nga institucioni, shoqëria etj. për ndërprerjen e marrëdhënieve të punësimit (kur aplikuesi ka qenë i punësuar);
  • Certifikatën e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe kopje të Ekstraktit të QKB;
  • Mandat-pagese për tarifën prej 10.000 lekë për ri-regjistrim në Regjistrin Publik.

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin e shoqërive audituese vendase.

  • Kërkesë drejtuar Komisionit të Regjistrimit;
  • Vendimi i asamblesë së ortakëve/aksionerëve për regjistrimin e shoqërisë në regjistrin publik të audituesve ligjorë;
  • Certifikatën e regjistrimit në QKB dhe kopje të Ekstraktit të QKB;
  • Statuti i shoqërisë;
  • Listën e audituesve të shoqërisë, përfshirë dhe administratorin, të cilët plotësojnë kushtet për të ushtruar profesionin e audituesit ligjorë dhe nuk janë ushtrues të profesionit si person fizik;
  • Në rastin e individëve ortakë të shoqërisë së auditimit, të cilët nuk janë auditues ligjor, duhet të paraqitet dokumentacioni dhe të dokumentohet në dosjen e regjistrimit të shoqërisë së auditimit:
    • Dokument identifikimi biometrik i vlefshëm;
    • Vërtetim nga prokuroria e rrethit se ndaj shtetasit nuk është filluar çështje penale; vërtetim nga gjykata e rrethit se kërkuesi nuk është në proces gjyqësor;
    • Certifikatë e gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti), që tregon se aplikuesi nuk është i dënuar;
    • Verifikimi (nga Organizata Profesionale e Audituesve Ligjorë) në listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit;
  • Në rastin kur në pronësinë e shoqërisë së auditimit zotëruesi i kuotave është një person juridik (shoqëri jo-auditimi), në dosjen e shoqërisë së auditimit do të dokumentohen të dhënat për të gjithë pronarët (individë) e fundit përfitues të personit juridik sipas të njëjtave kërkesa, për dokumentacion të individëve ortakë që nuk janë auditues ligjorë dhe të gjithë personave që janë pjesë e organeve të drejtimit apo kanë autoritet vendimarrës.

Dokumentacioni i nevojshëm për pezullimin e veprimtarisë së audituesit ligjor.

  • Kërkesë me shkrim për pezullimin e ushtrimit të veprimtarisë drejtuar Komisionit të Regjistrimit, e nënshkruar prej kërkuesit. Kërkesa duhet të jetë e motivuar dhe të tregojë veprimtarinë e re që do të ndërmarrë i interesuari, si dhe periudhën për të cilën kërkohet pezullimi apo, kur kjo periudhë nuk mund të identifikohet, datën në të cilën kërkohet të fillojë pezullimi;
  • Kopje të ekstraktit të QKB ku të figurojë pezullimi i veprimtarisë si Auditues Ligjor;
  • Mandat-pagesë për tarifën prej 10.000 lekë për c’regjistrim  nga Regjistri Publik.

Çregjistrimi nga regjistri publik i audituesve ligjorë.

Çregjistrimi në regjistrin publik bëhet në kushtet e parashikuara në nenin 26 të Ligjit nr.10091/2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”, i ndryshuar. Në përmbushjen e kushteve të parashikuara në ligj Komiteti i Regjistrimit merr masat për çregjistrimin

Tarifa e regjistrimit/cregjistrimit nga regjistri publik.

Sipas vendimit të KD tarifa e regjistrimit/cregjistrimit nga regjistri publik është 10.000 lekë

Pagesa për tarifën e regjistrimit të shoqërisë bëhet pas regjistrimit në regjistrin publik.

Tarifat e regjistrimit të shoqërive

Sipas Vendimit të KD nr. 12 datë 22.11.2001 tarifat e regjistrimit të shoqërive janë si më poshtë:

Për shoqërite e huaja                                                    85.000 lekë
Për shoqëritë vendase me partner joekspert           65.000 lekë
Për shoqëritë audituese vendase                                35.000 lekë