Komitete
Komiteti i Edukimit dhe Praktikës Profesionale
Komiteti i Edukimit dhe Praktikës Profesionale angazhohet në hartimin e politikave për edukimin e kandidatëve. KEP i propozon Këshillit Drejtues programet e Edukimit dhe Praktikës si dhe mënyrën e monitorimit dhe vlerësimit të procesit të zhvillimit të praktikës profesionale
Komiteti i Kualifikimit të Vijueshëm
Komiteti I Kualifikimit të Vijueshëm angazhohet në hartimin e politikave për kualifikimin e vijueshëm profesional. KKV i propozon Këshillit Drejtues programet e Kualifikimit të Vijueshëm si dhe mënyrën e monitorimit dhe vlerësimit të procesit të zhvillimit të vijueshëm të anëtarëve.
Komiteti i
Regjistrimit
Komiteti i Regjistrimit krijohet nga organizata profesionale e audituesve ligjore dhe merret me zbatimin e procedurave të regjistrimit dhe të ç’regjistrimit nga regjistri publik të audituesve ligjorë dhe shoqërive të auditimit vendase dhe të huaja.
Komiteti i Kontrollit të Cilësisë për Auditimin Ligjor dhe për Shërbimet e Lidhura
Komiteti i Kontrollit të Cilësisë për Auditimin Ligjor dhe për Shërbimet e Lidhura ka për qëllim të verifikojë dhe të japë siguri të arsyeshme që audituesit ligjorë dhe/ose ortakët e angazhimit dhe shoqëritë e auditimit respektojnë kërkesat ligjore dhe rregullat e tjera të brendshme të Institutit dhe se organizimi i firmave të auditimit ju përgjigjet nevojave të ushtrimit të profesionit.
Komiteti i Programeve Alternative dhe Metodologjisë së Auditimit
Komiteti i Programeve Alternative dhe Metodologjisë së Auditimit angazhohet në hartimin e programeve të cilët do të shërbejnë për kualifikimin e më tej certifikimin në:
-Auditues të Brendshëm i Çertifikuar në Sektorin Privat;
-Diplomë/Certifikim në Standardet Kombëtare të Kontabilitetit si dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar;
-Ekspert i Avancuar mbi Tatimet dhe Fiskun.
Komiteti i Investigimit dhe Disiplinës
Komiteti i Investigimit dhe Disiplinës ka për qëllim zbulimin, korrigjimin dhe parandalimin e mangësive që mund të vërehen gjatë kryerjes së shërbimit të auditimit ligjor dhe të shërbimeve profesionale të tjera dhe të lidhura nga audituesit ligjorë dhe zbatimin e një regjimi investigimi që ka në themel respektimin e të drejtave të palëve.
Komiteti i Standardeve Profesionale dhe Etikës
Komiteti i Standardeve Profesionale dhe Etikës merret me trajtimin e çështjeve dhe kërkesave për interpretim lidhur me zbatueshmërinë e standardeve profesionale dhe të kodit të etikës. Ky Komitet do të ofrojë mbikëqyrjen e adoptimit, implementimit dhe zbatimit të standardeve profesionale dhe Kodit të Etikës.