Për më shumë se një vit, bota është testuar mjaftueshëm nga sfidat që rezultojnë nga pandemia e COVID-19. Si përgjigje, profesionistët kontabël kanë treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Sidoqoftë, ndërsa juridiksionet në të gjithë botën përparojnë drejt një të ardhme më shpresëdhënëse, sfidat e etikës me të cilat përballen profesioni i kontabilitetit dhe palët e interesit janë shumë larg nga e kaluara.
Në fakt ato mund të shtohen.
Ndërsa pandemia zbehet, shumë subjekte do të jenë të etur për të demonstruar potencialin e tyre duke postuar fitore të shpejta dhe një rimëkëmbje të përshpejtuar. Të tjerët do të vazhdojnë të lundrojnë në ndërlikimet e skemave të mbështetjes së qeverisë dhe, ndërsa ato pakësohen, disa subjekte do ta gjejnë veten në prag të falimentimit. Ashtu si ndikimet ekonomike të kësaj krize u shpalosën në një mënyrë të pabarabartë dhe të paparashikueshme në të gjithë botën, po kështu do të bëhen edhe përpjekjet e rimëkëmbjes. Profesionistët kontabël duhet të parashikojnë një periudhë të vazhdueshme të pasigurisë së shtuar dhe t’i japin përparësi përgjegjësive të tyre etike edhe më shumë.
Duke filluar nga gjysma e dytë e 2020, anëtarët e një grupi pune të ngritur nga Bordi i Standarteve Ndërkombëtare të Etikës për Kontabilistët (IESBA) dhe e Hartuesit Standarteve Kombëtare (NSS) nga Australia, Kanadaja, Kina, Afrika e Jugut, UK dhe USA janë mbledhur rregullisht për të diskutuar çështjet kyç të etikës të ngritura nga COVID-19. Grupi i Punës është i ngarkuar me detyrën për të zhvilluar implementimin e suportit për të ndihmuar profesionistët kontabël në aplikimin me efektivitet të Kodit Ndërkombëtar të Etikës për Profesionistët Kontabël (duke përfshirë Standartet e Pavarura Ndërkombëtare) (Kodi) për tu përballur me pasojat të krijuara nga pandemia e COVID-19.
Më poshtë po ju paraqesim një ekzaminim të disa konsideratave etike që do të të testohen veçanërisht në presionin e kësaj periudhe të rimëkëmbjes. Përballja me këto kushte kërkon njëkohësisht një përqëndrim të ri në dinamikat që ekzistojnë në marrëdhënien midis profesionistëve kontabël dhe njësive ekonomike pasi ato po përballen me rrethana të jashtëzakonshme për të paktën disa vite në të ardhmen.
1. Presionet nga Një Rimëkëmbje e Pabarabartë Ekonomike: Kontabilistët Duhet të Jenë të Shkathët, por të Përkushtuar me Vendosmëri ndaj Kodit të Etikës.
Çdo entitet, sektor dhe juridiksion do të dalë nga kjo krizë globale ndryshe. Ndërsa të paktën një dozë e vaksinës është administruar për afërsisht 60% të njerëzve në Izrael, 52% në Mbretërinë e Bashkuar, 43% në Kili dhe 45% në SHBA që nga fillimi i majit 2021, vendet e tjera nuk parashikojnë rritjen e disponueshmërisë së vaksinave deri të paktën në gjysmën e dytë të vitit. Për profesionistët kontabël, kjo mund të nënkuptojë të punuarit në organizatat e punëdhënësve dhe shërbimin ndaj njësive të bizneseve që janë në faza jashtëzakonisht të ndryshme të rimëkëmbjes. E vërteta është që edhe kur një ekonomi rihapet plotësisht, ka të ngjarë t’i nevojiten të paktën 12-18 muaj më shumë në funksion të rindërtimit dhe zhvillimit ekonomik. Gjatë kësaj kohe të zhvillimit thellësisht të pabarabartë profesionistët kontabël do të jenë nën një tendosje të madhe.
Të gjithë po përballemi me një realitet të ri përpara. Pandemia krijoi mundësi të panumërta për sjelle joetike. Rimëkëmbja e pabarabartë mund të krijojë më tepër nga këto mundësi. Kto mund të lindin për shembull, nga vlerësimi për një pasiguri në rritje si pasojë e vlerësimeve të realizuara gjatë pandemisë në bazë të fakteve apo supozimeve që mund të mos zbatohen më. Në kontekstin e auditimit të pasqyrave financiare, presioni nga klienti dhe shpejtësia e ndryshimit të situatës gjatë rimëkëmbjes mund të ndikojnë në gjykimet dhe vendimet në lidhje me përdorimin e procedurave jo-tradicionale të auditimit pa u mbështetur një parimet themelore të objektivitetit, kompetencës profesionale dhe të kujdesit të duhur.
Shkathtësia do të jetë një aftësi kritike për të lundruar gjatë muajve madje dhe viteve të pasigurta që do të vijnë. E rëndësishmja, ndërkohë që qëndrojnë të shkathët profesionistët kontabël duhet të vazhdojnë t’i përmbahen Kodit, duke përfshirë zbatimin e kuadrit konceptual në këto situata jo të zakonshme.
2. Kërkesa për Mbështetje dhe Eficencë më të Madhe: Audituesit e Pasqyrave Financiare Duhet të Konsiderojnë me Kujdes Cështjet e Pavarsisë dhe Familjaritetit.
Në muajt e ardhshëm, audituesit e pasqyrave financiare duhet të balancojnë një mori të variablave të papritur. Kërkesat e klientëve ka të ngjarë të rriten dhe të luhaten gjerësisht. Nga firmat e auditimit do të kërkohet të bëjnë gjëra, zyrtarisht dhe jo-zyrtarisht për të mbështetur dhe këshilluar klientët e tyre. Është e domosdoshme që audituesit të vazhdojnë të pranojnë që ofrimi i një shërbimi jo i dhënies së sigurisë për një klient auditimi, duke përfshirë këshilla ose rekomandime, mund të krijojë çështje të pavarsisë dhe të shtojë presionet etike. Për shembull audituesit duhet të jenë të vetëdijshëm për presionin për të mbyllur një sy, të veprojnë pa kujdesin e duhur, pa dashje të marrin një përgjegjësi menaxhimi për një klient auditimi, ose të japin mendime të papërshtatshme për qëndrueshmërinë e operacioneve të biznesit dhe aseteve që ka gjasa të jenë luhatur jashtëzakonisht. Në disa vende, të tilla si Britania e Madhe, afatet e humbura të skedulimit dhe dështimi nga ana e disa kompanive për të aplikuar zgjatje të afateve kanë sjellë automatikisht rënie të vlerësimeve të kredive. Si rezultat, kompanive u bëhet presion që të përfundojnë auditimet e tyre shpejt me çdo kusht. Përgjegjësia etike për të qënë në përputhje me parimet themelore të Kodit si integriteti, objektiviteti, kompetenca profesionale dhe parimi i kujdesit të duhur, si dhe sjellja profesionale duhet të mbahen në mëndje.
Në vazhdën e periudhave financiare veçanërisht sfiduese, disa njësi ekonomike – kryesisht ato që janë të vogla dhe më pak komplekse – mund të shmangin ndërlikimet shtesë dhe kostot e angazhimit të më shumë këshilltarëve dhe të ndjehen të prirur për të modernizuar mbështetjen profesionale duke iu drejtuar audituesve të tyre. Audituesit që ofrojnë shërbime të tilla jo-dhënie sigurie (NAS) për klientët e auditimit duhet të jenë në përputhje me dispozitat e Kodit për NAS dhe Tarifat. Në vecanti, audituesit duhet të jenë në vëzhgim të ndryshimeve që mund të ndikojnë në aftësinë e një klienti të auditimit për të bërë të gjitha gjykimet dhe vendimet që janë në përgjegjësi të drejtimit. Për më tepër është e rëndësishme që presionet e pandemisë të mos dëmtojnë detyrimin e audituesit për të identifikuar, vlerësuar dhe adresuar kërcënimet ndaj pavarsisë që mund të vijnë nga dispozitat e NAS-ve të tilla.
Mjedisi i biznesit në të cilën operojnë profesioni i gjerë i kontabilitetit ka kaluar ndryshime të paprecedentë. Ndryshime të tilla kanë ndikime në organizatat e punësimit, operacionet e brendshme të firmave, klientëve të cilëve u shërbejnë, si dhe natyrën e disa ndërveprimeve dhe marrëdhënieve me klientët. Që profesionistët kontabël të mbajnë standartet më të larta të sjelljes etike, dhe kur është e zbatueshme të jenë të pavarur, ata duhet të qëndrojnë vigjilentë ndaj informacioneve të reja dhe ndryshimeve në fakte dhe rrethana. Për shembull, mendoni për ndërmarrjet publike që lidhin kompensimin e ekipit të financës me performancën e organizatës. Në raste të tilla – veçanërisht në një kohë kur këto kompani mund të jenë në vështirësi financiare – profesionistet kontabël (si në biznes ashtu edhe në praktikën publike) duhet të jenë plotësisht të përshtatur me atë çfarë e motivon drejtimin, dhe sesi këto motivime mund të ndikojnë faktorët e performancës dhe indikatorë si parashikimi, supozime dhe vlerësimet e të ardhurave.
3. Rreziqet në Lidhje me Dixhitalizimin e Shpejtë: Kontabilistët Duhet të jenë Vigjilentë për Krimet Kibernetike
Shpejtësia e vrullshme e dixhitalizimit dhe adoptimit të teknologjisë ka ngritur pikëpyetje rreth sesi kontabilistët dhe firmat do të identifikojnë, vlerësojnë dhe adresojnë kërcënimet në përputhje me parimet thelbësore dhe pavarsisë që mund të krijohen nga zhvillimi, përdorimi dhe implementimi i teknologjisë. Vetëm në Australi, 79% e bizneseve të vogla dhe të mesme pohojnë se ata janë duke zgjeruar blerjet e software-ve për një të ardhme më tepër dixhitale, bazuar në një studim të Gartner. Pothuajse gjysma pohojnë se përditësimet e zgjidhjeve softuerike janë duke ndodhur si rezultatat i drejtpërdrejtë i pandemisë. Edhe në rrethanat më të mira, avancimi i transformimit dixhital paraqet risqe. Në rrethana krizash, këto rreziqe rriten në mënyrë eksponenciale.
Për shembull, pandemia solli që krimet kibernetike dhe mashtrimet të rriteshin globalisht pasi shfrytëzuan rrethanat e pazakonta dhe në distancë dhe u gjetën mënyra të reja për të shfrytëzuar një gamë më të gjerë dhe më të thellë të organizatave dhe individëve. Në SHBA, raportet e krimit kibernetik gati u dyfishuan në vitin 2020, sipas Byrosë Federale të Hetimit. Britania e Madhe pa të paktën një rritje prej 30%. Në pjesë të Amerikës Latine, krimet kibernetike kanë arritur 60% në muajt e parë të COVID kur krahasohet me të njëjtën periudhë në 2019. Ky trend i zymtë nuk ka gjasa të zbutet gjatë fazës së rimëkëmbjes, duke theksuar sfidat e vazhdueshme për t’iu përmbajtur parimeve themelore të integritetit, objektivitetit, aftësia profesionale dhe kujdesi i duhur dhe konfidencialiteti, veçanërisht pasi kompanitë mund të kenë kapërcyer hapa ose të shkurtojnë sigurinë kibernetike dhe masat përkatëse për të vazhduar biznesin në distancë. Profesionistët kontabël dhe firmat duhet të marrin në konsideratë nëse rrethanat mund të garantojnë përdorimin e specialistëve gjatë kësaj kohe për të ndihmuar në identifikim, vlerësimin dhe adresimin e rreziqeve të reja, të tilla si kërcënimet kibernetike.
Për më tepër, ndërsa juridiksionet shohin disa kthime në normat para-pandemike, shumë subjekte ka të ngjarë të zgjedhin të mos kthehen plotësisht fizikisht në vendet e punës, dhe shumë profesionistë, përfshirë kontabilistët do të zgjedhin të vazhdojnë të punojnë në distancë kur është e mundur për të ruajtur fleksibilitetin e ofruar gjatë Covid. Organizatat e punësimit duhet të bëhen gjithmonë e më të kujdeshme dhe inovative. Është thelbësore të merret në konsideratë dizenjimi i protokolleve hibride ose virtuale që marrin në konsideratë praktikat më të mira, duke përfshirë për shembull, administrimin e të dhënave dhe funksionet e drejtimit duke respektuar me besnikëri detyrimet etike. Rreziqet e vetëkënaqësisë janë shumë të mëdha. Profesionistët kontabël duhet të zbatojnë një kuptim më të thellë të analizës së të dhënave dhe teknologjisë ndërsa janë plotësisht të përshtatur me rreziqet etike në mënyrë që të ruajnë reputacionin e mirë të profesionit.
Ndërkohë që profesionistët kontabël vazhdojnë të zhvillojnë mënyra të punës në një botë më tepër hibride, me kompani që operojnë nga zyrat po ashtu edhe nga shtëpitë e punonjësve, duhet të merren parasysh disa faktorë të lidhura me personelin. Së pari janë shqetësimet në lidhje me aftësitë e kërkuara për të vepruar në mënyrë efektive dhe etike në një mjedis më dixhital. Profesioni do të duhet të investojë më tej në kompetencat profesionale në lidhje me teknologjinë dhe sistemet e informacionit. Lidhur me këtë janë shqetësimet rreth aftësive dhe të mësuarit për talentet e reja, të cilët mund të jenë në disavantazhin si rrjedhojë e mungesës së ndërvprimit me kolegët me më tepër eksperiencë.
4. Stresi dhe Shëndeti Mendor i Ekipeve dhe Talenteve: Kontabilistët Duhet të Përpiqen për Qëndrueshmëri dhe Zgjidhje
Ekziston një shqetësim në rritje rreth mirëqënies mendore dhe gjendjes shpirtërore, që kërkohet të mendojnë në mënyrë kritike, në vend që të pranojnë thjesht informacionin bruto. Për më tepër se një vit në pandemi, individët janë nën stres të jashtëzakonshëm dhe shumica vuajnë emocionalisht. Në vitin 2020, studime të ndryshme tregojnë që shumë të rritur të punësuar në punë që normalisht nuk i kërkojnë atyre të punojnë jashtë shtëpisë raportuan simptoma të depresionit dhe ankthit.
Profesioni i kontabilitetit duhet të jetë në dijeni të vëmendjes së kërkuar për të vepruar me kompetencë, integritet dhe kujdes të duhur, dhe të jetë objektiv në ushtrimin e gjykimeve pa u komprometuar nga paragjykimi. Si të tillë, profesionistët kontabël duhet të jenë të vetëdijshëm për çështjet që kolegët mund të përballen – dhe jo të flasin për ato –që mund të ndikojnë në gjykime dhe vendimarrje etike.
Nevoja për një kulturë të fortë organizative, me kanale të qëndrueshme dhe të hapura të komunikimit, si dhe protokolle sesi të adresohen rrethanat ku stafi mund të mos jetë në gjendje të sjellë mprehtësinë e tyre të plotë mendore në një detyrë ose punë të veçantë, është thelbësore ndërsa përhapen ndërlikimet dhe shtohen stresuesit.
5. Predispozita për tu Përqëndruar në të Shkuarën: Kontabilistët Duhet të Njohin Ndryshimin dhe të Përqëndrohen në të Ardhmen
Një nga sfidat më të mëdha me të cilën përballen profesionistët kontabël në mes të rimëkëmbjes nga pandemia do të vazhdojë të kërkojë një kuptim më të mirë të çështjeve që do të vijnë dhe se cilat janë pasojat etike të tyre. Për shembull, ritmi i transformimit dixhital dhe përdorimi i teknologjisë siç është automatizimi i ‘‘machine learning’’ në produkte dhe shërbime ka qënë i paprecedentë. Përveç sfidave që lidhen me sigurinë kibernetike dhe mashtrimet e përmendura më lart, është e domosdoshme që profesioni të qëndrojë në krye të automatizimit të përgjegjshëm.
Si këshilltarë të besuar, është detyrë e profesionistëve kontabël të jenë kompetentë në këto avancime ku ata janë të përfshirë në zhvillimin dhe implementimin e tyre. Kjo përfshin arritjen dhe ruajtjen e njohurive dhe aftësive të kërkuara për punën. Në kontekstin e botës së sotme, kjo do të thotë të mësosh të kuptosh siç duhet kërcënimet ndaj parimeve themelore të etikës që vijnë nga teknologjia. Ndërsa çështje të reja ose të pazgjidhura nga pandemia shfaqen, kjo do të rezultojë në shkallë më të lartë pasigurie të cilat do ta bëjnë gjithmonë e më të vështirë mbajtjen e përqëndrimit në zhvillimin e profesionit në të ardhmen, por kjo do të jetë një domosdoshmëri. Së bashku, profesionistët kontabël duhet të pranojnë se si pandemia ndryshoi kompanitë dhe normat shoqërore, dhe të përpiqen të jenë një hap para.
Profesionistët kontabël, si gjithë të tjerët në fuqinë punëtorë, po operojnë tashmë në një kontekst të pazakontë. Në të gjithë botën, përparësitë e korporatave dhe pritshmëritë e publikut po ndryshojnë me shpejtësi. Këto ndryshime do të kenë ndikime në rolin e kontabilistit. Për shembull, rritja e kapitalizimit të palëve të interesuara dhe thirrja pasuese për raportimin Mjedisor, Social dhe të Qeverisjes (ESG) po i nxisin investitorët që jo vetëm të kërkojnë informacion të besueshëm dhe të krahasueshëm në fushën e raportimit të ESG, por gjithashtu të marrin siguri për një informacion të tillë. Profesionistët kontabël duhet t’i përgjigjën kësaj thirrje.
Ndërsa në fillojmë të jetojmë përtej COVID-19, të gjithë duhet të jemi gjithmonë e më të plotë në vlerësimin e ndikimit që këto ndryshime kanë në pikëpamjet dhe perceptimet në lidhje me kërkesat e etikës, veçanërisht pasi lidhet me marrëdhëniet midis kontabilistit dhe njësisë ekonomike. Ashtu si pandemia shtoi rreziqet e sjelljes joetike, përpjekjet për rimëkëmbjen do të rrisin në mënyrë të barabartë mundësitë për tu zhvilluar më mirë.
Ky publikim u zhvillua nga një Grup Pune i ngritur nga Bordi Ndërkombëtar i Standarteve të Etikës për Kontabilistët (IESBA) dhe Hartuesit e Standarteve të Etikës Kombëtare (NSS) nga Australia, Kanada, Kina, Afrika e Jugut, Britania e Madhe dhe SHBA[i]. Në punim gjithashtu ka kontribuar stafi i IESBA.
COVID-19 Udhëzime që
lidhen me Etikën dhe Pavarsinë
[i] NSS janë Bordi Australian i Standarteve Profesionale dhe Etike të Kontabilitetit, Profesionistët Kontabël të Certifikuar të Kanadasë, Instituti Kinez i Kontabilistëve Publikë të Certifikuar, Bordi Rregullator i Pavarur i Afrikës së Jugut për Audituesit, Këshilli i Raportimit Financiar i Mbretërisë së Bashkuar dhe Instituti Amerikani i Kontabilistëve Publikë të Certifikuar