Për Regjistrin Elektronik te Ekspertëve

Siç edhe mund të jeni në djeni, Ministria e Drejtësisë ka krijuar, administron dhe ka vënë në dispozicion të publikut Regjistrin Elektronik të Eksperteve, bazuar në nenin 224/d, të Kodit të Procedurës Civile.

Ky regjister ndihmon çdo institucion të sistemit gjyqësor, Prokurorisë apo institucion tjeter publik  që të ketë akses  në të dhe të marrë ekspertizen e kërkuar.

Regjistrimi në Regjistrin eksperteve të Ministrisë së Drejtësisë bëhet me përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga neni 224/d i  Kodit të Procedurës Civile dhe Udhëzimeve të mëposhtme:

Personat të cilët përmbushin kriteret, mund të shprehin interesin e tyre personal për t’u regjistruar pranë këtij Regjistri duke plotësuar dokumentat e mëposhtëm:

Depozitimi i aplikimeve së bashku me dokumentet shoqëruese të përcillen elektronikisht nëpërmjet shërbimit “Aplikim për Ekspert Gjykate” në Platformen Qeveritare e-Albania: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13318.

Për cdo informacion tjetër të nevojshëm kontaktoni në adresën email: ekspertet@drejtesia.gov.al