Të nderuar anëtarë,
Në vijim të njoftimit të kryetarit të Këshillit Drejtues, z. Berti Pashko për zhvillimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar, sjellim në vëmendjen tuaj se në mbështetje dhe zbatim të nenit 9.4; 13.3; 17.2 dhe 17.3, të Statutit të Organizatës Profesionale të Audituesve Ligjorë, kandidaturat për anëtarë të Këshillit Drejtues do ti drejtohen Kryetarit të Këshillit Drejtues, z. Berti Pashko deri më datë 14.06.2022, ora 00:01.
Dokumentacioni i nevojshëm për tu përcjellë është:
– CV;
– Objektivat (përmbledhje e shkurtër).
Theksojmë se, zgjedhja e kandidatëve do të kryhet në përputhje të plotë të nenit 13.3 të Statutit të Organizatës Profesionale të Audituesve Ligjorë, sipas së cilit nuk mund të zgjidhen në organet e Institutit:
13.3.1 Anëtarët që në datën e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve nuk kanë shlyer kuotën fikse të anëtarësisë.
13.3.2 Anëtarët të cilët prej tre vjetëve përpara datës së mbledhjes kanë qënë subjekt i një mase disiplinore sipas nenit 55 të Ligjit.
13.3.3 Dy apo më shumë anëtarë të cilët kanë paraqitur kandidaturën për t’u zgjedhur në organet drejtuese të tij dhe kanë ose për një periudhë prej jo më pak se katër vitesh, kanë qenë ortak angazhimi me ose pa pjesëmarrje në kapital, në të njëjtën shoqëri auditimi.
Gjithashtu, sipas nenit 13.4 të Statutit “Kandidatëve për anëtarë të KD-së ju ndalohet cdo veprimtari publicitare, që mund të jetë në formën e fushatës për zgjedhje apo edhe në forma të tjera, pasi bie në kundërshtim me kodin e etikës, ku anëtarëve ju ndalohet të bëjnë publicitet personal”.
Publish June 3, 2022 11:08 am