Për ankimet lidhur me procesin e testimit të provimit “Zbatimi në praktikë i kërkesave të legjislacionit të tatimeve dhe taksave në Republikën e Shqipërisë”

Bazuar në Rregulloren nr. 6 datë 31.05.2018 “Për procedurat e testimit dhe sistemin e vlerësimit në provimin e aftësive profesionale të kandidatëve AL dhe KM”, kandidatët kanë të drejtë të ankohen për rezultatin e testimit deri në dy ditë pune pas shpalljes së rezultatit.

Ankimi bëhet me shkrim pranë sekretarisë teknike të KPAP-së duke vënë në dijeni BMP, ose drejtpërdrejtë pranë strukturës mbështetëse të BMP-së. Kërkesat për rishikim do të pranohen deri ditën e hënë datë 17.06.2019.

Tarifat e rishikimit të provimeve të aftësisë profesionale për Audituesit Ligjore dhe Kontabilistët e Miratuar, sipas disiplinave për vitin 2019, miratuar me vendimin e BMP janë….(kliko këtu bashkëlidhur..)

Pagesa e tarifës së rishikimit bëhet në llogarinë bankare të BMP.