Njoftohen të gjithë kandidatët për Auditues Ligjor/Kontabilist i Miratuar që do të marrin pjesë në Provimin e datës 11 maj 2019, “Zbatimi në praktikë i legjislacionit mbi të drejtën civile, të drejtën penale, legjislacionit tregtar dhe të drejtën e punës në Republikën e Shqipërisë” se provimi do të zhvillohet në ambjentet e Pallatit të Kongreseve, hyrja përballë Hotel Rogner, salla A & B.
Provimi do të zhvillohet nga ora 14:00 deri në orën 18:00.
Kandidatët duhet të kenë me vete ditën e provimit një dokument identifikimi (pasaportë ose kartë ID) si dhe të paraqiten 30 minuta përpara fillimit të provimit (në orën 13:30).
Suksese!