Njoftim për Njohjen e orëve të trajnimeve të çertifikuara nga organizata të tjera si orë të Kualifikimit të Vijueshëm Profesional

Në bazë të “Rregullores së Zhvillimit të Vijueshëm Profesional”, e miratuar nga Mbledhja e Përgjithshme e Anëtarëve me vendimin Nr. 134 datë, 28.06.2018 e publikuar në faqen zyrtare të IEKAs, në seksionin 6 të saj thuhet se:

“Për të garantuar mbrojtjen e interesit publik, të gjithë Audituesit Ligjorë që ushtrojnë dhe nuk ushtrojnë profesionin duhet të demonstrojë në cdo rast aftësi profesionale, kompetencë dhe qëndrime e vlera etike të larta. Për këtë qëllim Audituesit Ligjorë, duhet të plotësojnë detyrimin e kualifikimit profesional të vijueshëm në pajtim me programet e shpallura nga Këshilli Drejtues, përmes pjesëmarrjes në seminaret e kualifikimit të vijueshëm.
Kohëzgjatja e seminareve të kualifikimit të vijueshëm të detyrueshëm, e cila nuk mund të jetë më pak se 40 orë në vit, propozohet nga KEKV dhe miratohet çdo vit nga Këshilli Drejtues.

…Këshilli Drejtues miraton formate specifike të njohjes dhe konvertimit në orë të kualifikimit të vijueshëm, të disa veprimtarive të tilla sic janë:

  • Pjesëmarrja e AL në Konferencat Profesionale Kombëtare ose Ndërkombëtare që lidhen me profesionin;
  • Botimi i artikujve teknike dhe profesionale brenda dhe jashtë vendit;
  • Pjesëmarrja në kualifikimin e vijueshëm profesional të organizuara nga institucione të arsimit të lartë; qendra të tjera të kualifikimit profesional si dhe shoqëri audituese për të punësuarit e vet, të cilat janë njohur më parë nga Këshilli Drejtues i organizatës profesionale.
  • Palët e treta që dëshirojnë të përfshihen në realizimin e programeve të zhvillimit profesional të Audituesve Ligjorë, janë të detyruar të komunikojnë dhe të rakordojnë paraprakisht programin me Institutin dhe më pas të vënë në dijeni Bordin e Mbikëqyrjes Publike.
  • Audituesit Ligjorë të cilët kanë kryer kualifikimin profesional në institucionet e përmendura më sipër, duhet të dorëzojnë në IEKA vërtetimin e plotësimit të kualifikimit te vijueshëm si dhe vlerësimin përkatës kur kjo është e përshtatshme. Vërtetimi dorëzohet jo më vonë se 30 ditë pas përfundimit të kualifikimit.
  •  Audituesit Ligjorë do të regjistrohen për kryerjen e kurseve të kualifikimit, kur këto realizohen nga Instituti jo më vonë se dy javë para datës së fillimit të programit, ndërsa në rastet kur ata vendosin ta kryejnë kualifikimin tek institucionet e tjera të njohura, ata janë të detyruar të njoftojnë me shkrim Institutin jo më vonë se dy javë para fillimit të kursit duke dhënë detaje të mjaftueshme për Institucionin, lektorët që do të zhvillojnë seminaret, vendin dhe kalendarin e zhvillimit të kurseve.Vërtetimi qe marrin nga organizatoret e trajnimeve depozitohet në Institut 30 ditë pas përfundimit të trajnimit.”

Këshilli i Drejtimit me vendimin nr. 8, datë 23.01.2024 ka miratuar “Njohjen e orëve të trajnimeve të çertifikuara nga organizata të tjera si orë të Kualifikimit të Vijueshëm Profesional”.

Organizata të cilat ofrojnë trajnime të çertifikuara për konvertim në orë të Kualifikimit të Vijueshëm Profesional janë:

Nr. Organizata
1 Shoqata e Kontabilistëve të çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK) SCAAK
2 International Federation of Accountants (IFAC)
3 Fédération des Experts Comptables Méditerranéens (FCM)
4 European Federation of Accountants and Auditors for small and medium – sized enterprises (EFAA for SMEs)
5 Fédération Internationale; Des Experts – Comptables; Et Commissaired Aux Comptes Francophones (FIDEF)
6 Accountancy Europe
7 ACCA
8 Certified Public Accountant (CPA)
9 Institute of Chartered Accountants in England and Wales (ICAEW)
10 Banka Botërore (World Bank)