Në bazë të vendimit nr.56 , datë 22.12.2023 të Këshillit Drejtues të IEKAs, Ju njoftojmë se ditën e Hënë datë 15 Janar 2024, ora 11.00 parashikohet te zhvillohet Testimi Hyres për njohuritë e formimit të përgjithshëm dhe njohurite bazë në fushën e kontabilitetit dhe financës i cili është i ndarë në dy pjesë:
- Pyetje logjike (30 min);
- Pyetje për të testuarnjohuritë e përgjithshme në fushën e financës dhe kontabilitetit (1 orë e 30 min).
Sipas Rregullores së Edukimit, të gjithë kandidatët e regjistruar duhet të marrin pjesë në testimin e njohurive të formimit bazë.
Rregullorja e Edukimit, Seksioni 5 pika 5.3 :
‘’Fillimi i praktikës profesionale përkon me fillimin e vitit kalendarik. Kandidatët e pranuar i nënshtrohen një testimi i cili shërben për të testuar njohuritë e formimit të përgjithshëm, njohuritë bazë në fushën e kontabilitetit e financës dhe aftësitë e komunikimit me shkrim dhe nëse gjykohet edhe me gojë. Testimi organizohet vetëm njëherë. Mospjesëmarrja në testim është automatikisht skualifikuese.Testimi është eliminues. Fitues shpallet kandidati që fiton të paktën 50 pikë. Kandidati jo fitues nuk vijon praktikën profesionale. Ai mund ta rifilloj përsëri praktikën profesionale në vitin e ardhshëm.”
Kandidatët duhet të kenë me vete ditën e testimit:
– Kartën e Identitetit;
– Makinë Llogaritëse (nuk lejohet përdorimi i celularit);
Adresa: Pranë ambienteve të IEKAs, Rr.Elbasanit, Pallati EDIL-AL-IT. PO Box 1437. Tiranë, Shqipëri.
Nëse do të keni ndryshime në adresën tuaj të e-mailit apo nr. telefonit, lutemi t’i dërgoni në adresat: info@ieka.al ose edukimi@ieka.al.