BMP – IEKA-ACCA
Partneritet për Edukim dhe Njohjen e titullit profesional- Mars 2025
Në takimin e realizuar midis Bordit të Mbikëqyrjes Publike (BMP), Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) dhe ACCA (Association of Chartered Certified Accountants) është ndërmarrë një nismë e përbashkët për të forcuar bashkëpunimin në fushën e edukimit profesional, raportimit të qëndrueshmërisë dhe njohjes së kualifikimeve profesionale në Shqipëri.
Në kuadër të ndryshimeve në ligjin e auditimit në Shqipëri, palët diskutuan mbi:
- Burimet e ACCA lidhur me edukimin në fushën e raportimit të qëndrueshmërisë dhe dhënies së sigurisë për raportimin e qëndrueshmërisë;
- Akreditimin e IEKA si institucion i njohur nga ACCA, duke mundësuar lehtësimin e procesit të anëtarësimit për audituesit ligjorë Shqiptarë në bazë të njohjes së provimeve;
- Bashkëpunimi në përmirësimin e programeve të provimeve të kualifikimit profesional, duke angazhuar ekspertizën e ACCA në këtë proces;
- Shkëmbimin e ideve dhe praktikave më të mira mbi lidhur me praktikat e kontrollit të sigurimit të cilësisë dhe proceseve të masave shtrënguese në mbështetje të forcimit të kapaciteteve mbikëqyrëse.
Ky bashkëpunim synon të kontribuojë në ngritjen e standardeve të edukimit profesional, forcimin e kapaciteteve të profesionistëve të auditimit dhe kontabilitetit, duke forcuar rolin e profesionistëve auditues ligjorë në Shqipëri.
Kryetari KD IEKA
Tirane 22 Prill 2025