Njoftim datë 03/09/2021 për pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të IEKAs

Në bazë të Statutit të Organizatës Profesionale të Audituesve Ligjorë, i miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve me Vendimin Nr. 125 datë 29.06.2017, dhe Vendimit nr. 43 Datë 20.09.2017 të Këshillit Drejtues, mandati i Drejtorit Ekzekutiv mbaron në datë 20.09.2021. Për sa më sipër Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar shpall pozicionin vakant për “Drejtor Ekzekutiv” pranë IEKAs. 

Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme :

  • Të ketë figurë të pastër morale;
  • Të kenë njohuri në fushën e administrimit të entiteteve jo fitimprurëse;
  • Të zotërojnë një gjuhë të huaj të vendeve të BE-së, preferohet gjuha angleze;
  • Të ketë diplomë të shkollës së lartë në njërën nga drejtimet e ekonomisë, kontabilitetit. Ose jurisprudencës;
  • Të ketë eksperiencë punë në drejtim jo me pak se sa 7 vjet.

 Këshilli Drejtues mund të përcaktojë kritere të tjera shtesë që lidhen me natyrën e fushës profesionale.

Procedura të detajuara të përzgjedhjes përcaktohen nga Këshilli Drejtues.

Dokumentacioni i nevojshëm paraprak që duhet te paraqesë kandidati:

–    Letër motivimi:

–    Dokument Identifikimi;

–    CV e aktualizuar;

–    Fotokopje e diplomës dhe lista e notave;

–    Fotokopje e noterizuar e Librezës së Punës;

–    Vërtetim nga prokuroria e rrethit se ndaj shtetasit nuk është filluar çështje penale;

–    Vërtetim nga gjykata e rrethit, se aplikuesi nuk është në proces gjyqësor;

–    Dëshmi Penaliteti (në rastin kur në momentin e aplikimit nuk zotërohet dëshmia e penalitetit, aplikuesi dorëzon formular vetë    deklarimit mbi gjëndjen gjyqësore);

–    Dëshmi kualifikimi të ndryshme;

–    Referencë pune nga punëdhënësi i mëparshëm.

Personat e interesuar duhet te paraqesin këto dokumente në adresën info@ieka.al ose dorazi pranë zyrave të IEKA me adresë Rr Elbasanit. Pall.EDIL-AL-IT P.O Box 1437 Tiranë, deri në datën 20.09.2021.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kërkesat e pozicionit do të njoftohen për të marrë pjesë në intervistë.