Njoftim

Në datë 27 Qershor në kuadër të projektit “SQAR and REPARIS”, u zhvillua takimi mes Organeve Drejtuese të IEKAs dhe IKM me përfaqësues të Bankës Botërore,

Gjatë takimit u diskutua lidhur me implementimin e këtij projekti si dhe amendimin e ligjit Nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit dhe të kontabilistit të miratuar”, i ndryshuar,. Znj. Arminda Qylafku, përcolli shqetësimin e anëtarëve të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar lidhur me përfshirjen e tyre në këtë proces si grupi kryesor i interesit. Nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë u komunikua se procesi është në fillimet e tij ku në këtë fazë është përzgjedhur konsulenti nga Banka Botërore dhe po shqyrtohet përputhshmëria me direktivat e Bashkimit Europian. Përfqësuesit e Bankës Botërore sugjeruan për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë që një kopje e këtij dokumenti ti përcillet grupeve të interesit.