Instituti Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), fton anëtarët e tij që dëshirojnë të kandidojnë për t’u përzgjedhur si auditues i pasqyrave financiare të IEKAs për vitin 2022 dhe 2023
19.05.2023
Instituti Ekspertëve Kontabël të Autorizuar, fton anëtarët e tij të regjistruar në regjistrin publik të cilët ushtrojnë profesionin si person fizik apo shoqëri, që dëshirojnë të kandidojnë për t’u përzgjedhur si auditues i pasqyrave financiare të IEKAs për vitin 2022 dhe 2023.
Komiteti i Kontrollit të Brendshëm, bazuar në nenin 8.1 të Statutit të IEKA-s, pasi të shqyrtojë kandidaturat e paraqitura do ti propozojë Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve emërimin e audituesit ligjor që do të auditojë Pasqyrat Financiare të Institutit.
Të interesuarit të dërgojnë në zarf të mbyllur një kërkesë drejtuar Komitetit të Kontrollit të Brendshëm me propozimin për kryerjen e shërbimit të kërkuar në të cilin të specifikohet edhe tarifa e propozuar si dhe CV të Audituesit/ve ligjorë, deri në datën 26.05.2023 ora 16.00 në adresën:
IEKA, Rr. e Elbasanit, Pallati Edil Al-It, Zyra 321, P.O.Box 1437, Tiranë.