Njoftim

Sot, me datë 02.12.2022, ne Bruksel u zhvillua mbledhja e Këshillit të Federatës Evropiane të Kontabilistëve dhe Audituesve për Ndermarrjet e Vogla dhe te Mesme (EFAA). Ne ketw mbedhje dhe Konference IEKA u perfaqesua nga Kryetari i Keshillit Drejrues, z. Berti Pashko, Drejtori Ekzekutiv, znj.Arminda Qylafku dhe anëtarja e Keshillit Drejtuesit, zj.Kamela Hasko.

Mbledhja u hap me fjalen e mirëseardhjes se Presidentit te EFAA-s, z. Salvador Marin.

Gjatè konferencës se mbajtur ne kete kuadër, u trajtua tema: “Raportimi i Qëndrueshmërisë, Sfidat dhe Roli i Firmave të Vogla dhe të Mesme të Kontabilitetit”.

Gjatë këtij aktiviteti u prezantuan tre panele, ku mbajten fjalen si te ftuar  perfaqësuesh te Komisionit të Bashkimit Europian, këshilltar dhe konsulente te organizatave profesionalw, anëtare te EFFA-s dhe jo vetëm.

I ftuar ne grupin e pare te panelistëve ishte dhe z. Hysen Cela, në cilesinw e perfaqesues EFFA-s për IAASB dhe IESBA

Temat e trajtura ne panelet e diskutimi ishin:

– zhvillimi i standardeve evropiane të raportimit të qëndrueshmërisë (ESRS) nga EFRAG;

 -roli i firmave të vogla dhe të mesme të kontabilitetit në tranzicionin e qëndrueshëm të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të Europës; 

-ndërtimin e kapaciteteve të firmave të vogla dhe të mesme të kontabilitetit për të përgatitur raporte të qëndrueshmërisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Nder te tjera  perfaqesuesit e organizatave Profesionale te Auditimit dhe Kontabilitetit, anetare të EFAA-s, diskutuan dhe ndanë pikpamjet dhe sfidat  e tyre me përfaqësuesit e Komisionit të Bashkimit Europian.