Mbledhja e Keshillit Drejtues – Dhjetor 2016

Në datën 13 dhjetor 2016 u zhvillua mbledhja e Këshillit Drejtues të IEKAs në të cilin u diskutua dhe u morën vendime për cështjet më poshtë:

1. Pas diskutimeve të bëra me qëllim rregullimin e mënyrës së thirrjes së asamblesë në rastet kur kërkesa për mbledhje sipas nenit 9.2 të statutit, bëhet nga ¼ e anëtarëve, 
Këshilli vendosi:

  • Në të gjitha rastet kur në zbatim të nenit 9.2 të statutit, Asambleja e Anëtarëve kërkohet të thirret nga një e katërta e anëtarëve të Institutit, kërkesa duhet të jetë e përpiluar me shkrim, të jetë e shoqëruar nga nënshkrimet origjinale dhe një kopje  e kartës së Identitetit të të gjithë anëtarëve kërkues;
  • Kërkesa duhet të përmbajë një propozim konkret për cështjen që kërkohet të vendoset në rendin e ditës për t`u shqyrtuar nga asambleja, e cila duhet të jetë në përputhje me nenin 9.5 të statutit dhe e argumentuar;
  • Kërkesa duhet t`i adresohet Kryetarit të Këshillit Drejtues të IEKAs, i cili sipas Statutit ka të drejtën të thërrasë Asamblenë dhe të përfshijë cështjen në rendin e ditës të mbledhjes së asamblesë;

2. Për të përgatitur aktet nënligjore (draft rregulloret dhe draft statutin) për t’i përshtatur ato me ndryshimet e bëra në Ligjin 10091 datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabililistit të miratuar” (të ndryshuar me ligjin 47/2016), si dhe për ndryshimin e kuotave të anëtarësisë (duke mbajtur parasysh uljen e kuotës fikse dhe rishikimin e kuotës variabël), u krijuan dy grupe pune të cilat do të paraqesin propozimet e tyre në Këshillin Drejtues brenda muajit mars 2017 dhe më pas do ti përcillen anëtarësisë.

U shqyrtua edhe rishikimi i tabelës me kufijtë kohorë të auditimit si dhe i tabelës orare në kushtet e ndryshimit të Ligjit 10091 datë 05.03.2009 dhe për këtë u ngarkua Kryetari i
Këshillit Drejtues të informojë anëtarësinë në muajin janar 2017. Megjithatë tabela me kufijtë kohorë të auditimit ligjor dhe tarifa orare do ti nënshtrohen rishikimit dhe do të
diskutohen në mbledhjen e rradhës të asamblesë.

3. Pas shqyrtimit të informacionit mbi verifikimin e të dhënave të detyrueshme për publikim në regjistrin publik të anëtarëve dhe të dhënave të publikuara në faqen zyrtare
të QKB në të cilin ata janë të regjistruar si persona fizikë apo juridikë, duke konstatuar raste që objekti i veprimtarisë të EKR/shoqërive të publikuar në faqen e QKB, nuk është
në përputhje me fushën e veprimtarisë së EKR të përcaktuar sipas Ligjin të Auditimit dhe Kodit të Etikës të EKR-ve dhe ndryshime të cilat nuk janë deklaruar nga anëtarët në
zbatim të Nenit 30 (pika 1) të Ligjit 10091 datë 05.03.2009 (të ndryshuar me Ligjin 47/2016), Këshilli mori vendim që Të autorizojë Komitetin e Investigimit dhe të Disiplinës që për të gjitha rastet që EKR/shoqëritë kanë pasur në objektin e veprimtarisë së tyre mospërputhje me objektin e veprimtarisë të përcaktuar në Ligjin të Auditimit dhe Kodit të Etikës të EKR-ve:

  • tu kërkojë Pasqyrat financiare të depozituara në organin tatimor;
  • tu kërkojë EKR/shoqërive më sipër të bëjnë një deklaratë me shkrim në të cilën të shprehin që nuk i kanë kryer veprimtaritë të cilat nuk janë në pajtim me ushtrimin e profesionit të EKR;
  • në përfundim të punës KID të paraqesë një relacion me shkrim për Këshillin Drejtues;

4. Për disa shkresa të dërguara nga Bordi i Mbikqyrjes Publike në të cilat kërkohet që IEKA të nisë procedura investigimi dhe të cilat i janë përcjellë Komitetit të Investigimit dhe
Disiplinës, ju kërkua këtij komiteti që të paraqesë në mbledhjen e ardhshme të KD relacionet dhe vendimet e marra prej tij lidhur me këto cështje.

5. U shqyrtuan veprimtaritë tekniko profesionale të 3-mujorit të tretë dhe realizimin e buxhetit për 9-mujorin 2016 dhe u morën vendime të natyrës teknike/administrative.

Këshilli Drejtues i IEKAs