Mbi aktin normativ të Këshillit të Ministrave nr. 10, datë 26.03.2020

Ju njoftojmë se me Aktin Normativ nr. 10 te datës 26.03.2020 Këshilli i Ministrave në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave, VENDOSI:

Në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi, si më poshtë vijon:

Neni 1

Pas pikës 9, të nenit 38 “Dispozita kalimtare”, shtohet pika 10, me këtë përmbajtje: “10. Përjashtimisht nga parashikimet e neneve 29 dhe 30, të këtij ligji, për deklarimin dhe pagesën e tatimit mbi fitimin, në vitin 2020, afatet e deklarimit dhe të pagesës janë, si më poshtë vijon: 

a) Bilanci kontabël, së bashku me anekset e tij, si dhe çdo e dhënë tjetër e përcaktuar në udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat, në zbatim të këtij ligji, dorëzohet brenda datës 31 korrik 2020brenda gjashtë mujorit të dytë të vitit 2020brenda datës 31 dhjetor 2020.”

Neni 2

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

Fletoren Zyrtare nr. 52 date 26.03.2020 mund ta gjeni ne linkin me poshte:

https://qbz.gov.al/eli/fz/2020/52/f0aaf58b-f909-4746-b24f-b3de9c390f90