Marrëveshje bashkëpunimi midis SHKÇAK dhe IEKA

Sot, më 25 prill 2025, Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK) dhe Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të Shqipërisë (IEKA) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, që synon forcimin e standardeve profesionale dhe rritjen e bashkëpunimit në fushën e kontabilitetit dhe auditimit.

Marrëveshja parasheh:

➡️Njohjen reciproke të certifikimeve profesionale
➡️Promovimin e zhvillimit profesional dhe edukimit të vazhdueshëm
➡️Përmirësimin e cilësisë së auditimit përmes shkëmbimit të praktikave dhe ekspertizës
➡️Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta profesionale
➡️Bashkëpunim për përkthimin dhe përditësimin e standardeve ndërkombëtare

Ky partneritet është një hap i madh drejt integrimit profesional rajonal dhe promovimit të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe auditimit.