1. Mbledhja vjetore e Këshillit të IFAC -ut (Annual IFAC Council Meeting).
Më datën 7 nëntor 2014, në pararendje të punimeve të Konresit Botëror të Kontabilistëve WCOA2014, në mjediset e Hotel Excelsior në Romë, u mbajt mbledhja vjetore e Këshillit të Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve, IFAC. Në cilësinë e anëtarit të Këshillit, në mbledhje mori pjesë edhe z. Hysen Cela, President i IEKAs. Këshilli i IFACut miratoi kandidaturën e zj.Olivia Kirtley përfaqësuese e AICPA-së ShBA, e cila u zgjodh Presidente e IFACut për një mandat dyvjecar 2014-2016
2. Konferenca e përbashkët Banka Botërore – IFAC Accountancy: Framing the Future.
Më datën 10 Nëntor 2014, më shumë se 160 lidera të profesionit kontabël nga më shumë se 60 vende të botës u mblodhën në Romë me rastin e Kongresit Botëror të Kontabilistëve.Qëllimi i këtij takimi ishte krijimi i një forumi me pjesëmarrës për realizimin e diskutimeve që shohin nga e ardhmja dhe fokusohen në zgjidhjen e problemeve. Një qëllim i tillë i shërbeu gjithashtu edhe formësimit më të mirë të angazhimit të Bankës Botërore në vitet që vijnë.
Gjatë ditëve të kongresit në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Kontabilistëve u zhvillua edhe Konferenca e dytë me titull: Accountancy: Framing the Future, e cila paraqiti rezultatet për zhvillimet në fushën e kontabilitetit (ADR). Kjo ishte një ngjarje e shënuar që tregon për angazhimin e rëndësishëm të Bankës Botërore me profesionin kontabël global në mbështjetje të vendeve partnere.
“Veprimet dhe niciativat në nivel global përbëjnë zemrën e vizionit të sotëm të Bankës Botore” theksoi Samia Msadek, Drejtore në Grupin e Praktikave të Qeverisjes të Bankës Botërore.
Gjatë kësaj konference, pjesëmarrësit u fokusuan në disa tema me rëndësi globale, ku mund të përmendim, mbikëqyrjen publike, e cila luan një rol të rëndësishëm në rritjen e besimit publik tek profesioni kontabël.
Zbatimi i një sistemi efektiv të mbikëqyrjes publike mbetet sfidues dhe kërkon burime e ekspertizë. Eksperiencat e vendeve të ndryshme mund të ofrojnë udhëzime të vlefshme, të ndihmojnë që të shmangen pengesat dhe të japin zgjidhje për përmirësimin e kapaciteteve profesionale. Konferenca diskutoi lidhur me disa shembuj të partneriteteve strategjike që janë zhvilluar në mënyrë të suksesshme dhe të dobishme.
Gjatë konferencës u diskutua shumë në lidhje me nevojat që ka sektori publik për raportimin financiar, duke e parë të lidhur ngushtë me përgjegjshmërinë që duhet të tregojnë qeveritë ndaj publikut, si edhe me rolin që mund të luajë profesioni kontabël. Mjaft sugjerime u bënë për adresimin e diferencave në përgatitjen e profesionistëve kontabël, ku natyrisht mund të përmenden zhvillimi i kuadrove të përgatitjes e kualifikimit, forcimi i organizimeve rajonale dhe profezionalizimi i teknikëve kontabël (llogaritareve) duke marrë përvoja të tilla si ato të Zelandës së Re dhe Afrikës së Jugut.
Një cështje tjetër që nuk mund të lihej jashtë vëmendjes së konferencës ishte edhe roli dhe rritja e përdorimit të teknologjisë së informacionit për shtimin dhe përmirësimin e shërbimeve që ofrohen nga profesioni kontabël. Konferenca nënvizoi se organizmat profesionale (PAOs) zotërojnë të gjithë instrumentet e duhura për ti ndihmuar anëtarët e tyre në rritjen e shkallës së përdorimit të teknologjisë së informacionit, kryesisht për adoptimin e praktikave të reja, rritjen e vlerës për shërbimet që ju jepen klientëve dhe përmirësimin në vijimësi të eficencës. Organizmat profesionale mund të luajnë një rol të madh, pasi ato kanë mundësinë të punojnë së bashku me firmat e teknologjisë së informacionit për të zhvilluar ose përshtatur programe kompjuterike sipas nevojave të anëtarëve të tyre, vecanërisht ato në shërbim të NVM-ve.
3. Kongresi Botëror i Kontabilistëve.
Nga datat 10 – 13 Nëntor 2014 në Romë u mbajt Kongresi Ndërkombëtar i Kontabilistëve, një veprimtari që IFAC e organizon cdo katër vjet. Në këtë veprimtari, që i ngjason një olimpiade të anëtarëve të profesionit kontabël, nga IEKA morën pjesë, z. Hysen Cela, z. Berti Pashko, z. Paqesor Qato dhe zj. Elvira Hoxha. Në kongres mori pjesë edhe Kryetarja e Bordit të Mbikëqyrjes Publike, zj.Adriana Berberi. Motoja e kongresit ishte – Të mësojmë nga e shkuara për të ndërtuar në mënyre vizionare të ardhmen.
WCOA 2014 u zhvillua në Romë në mjediset e Auditorium Parco Della Musica, që garantonte pjesëmarrjen e njëkohëshme të mbi 4500 profesionistëve nga të gjitha vendet e botës.
Në sesionin hapës, përshëndetën autoritetet italiane nga Bashkia e Romës, z. Gerardo Longobardi, President Consiglio Nazionale dei Dottori Commercialisti e degli Esperti Contabili, Itali.
Fjalen e mirëseardhjes e mbajti z.Warren Allen, President i IFAC për periudhën 2012-2014. Gjithashtu, në emër të qeverisë italiane fjalen e rastit e mbajti z. Vincenzo La Via, Drejtori Përgjithshëm i Thesarit, Itali.
Kongresi vijoi me sesione paralele ku u trajtuan disa nga cështjet që sot janë në axhendën e profesionit, sic janë standadet cilësore, etika dhe vecanërisht mbikëqyrja.
Një vend të rëndësishëm ju kushtua në këtë kongres, mendimit dhe raportimit të integruar, të cilat pritet të revolucionarizojnë më tej shërbimet e profesionit në drejtim të shtimit të dukshëm të vlerës për biznesin. Kjo cështje u adresua gjatë edhe në seancën e mbylljes.
Është për t’u theksuar se në kongres gjetën jehonë edhe zhvillimet në direktivat europiane të kontabilitetit dhe auditimit ligjor, sikurse u trajtuan gjerësisht edhe cështjet e përdorimit në një shkallë më të gjerë të teknologjisë së informacionit.
Një risi e WCOA 2014, ishte përdorimi në shkallë të gjerë i teknologjisë së informacionit, ku vlen të përmendet CGMA e mbështetur nga AICPA and CIMA, të cilat ishin edhe sponsorët imperialë të Kongresit Botëror të Kontabilistëve – WCOA 2014.
Të dy këto organizma kanë krijuar titullin Kontabilist Drejtimi Global i Regjistruar (Chartered Global Management Accountant (CGMA) për të vlerësuar kontabilistët e drejtimit më të talentuar dhe më të angazhuar, të cilët dallohen për disiplinë dhe zotësi profesionale të nevojshme për të arritur një performancë biznesi të shëndoshë Mbajtësit e titullit CGMA janë ose auditues të certifikuar amerikanë (U.S. CPAs) të cilët kanë eksperiencë dhe janë të kualifikuar në cështjet e kontabilitetit të drejtimit ose individë të anëtarësuar apo të asociuar me Institutin Ndërkombëtar të Kontabilistëve të Drejtimit (Chartered Institute of Management Accountants).
Aplikacioni CGMA i përdorshëm në paisjet më të fundit teknologjike, Iphone, Samsung, etj., ishte një instrument i pazëvendësueshëm për facilitimin e të gjithë veprimtarive të kongresit dhe për furnizimin me të gjitha materialet dhe prezantimet e duhura në mënyrë elektronike.
Kongresi i mbylli punimet më datën 13 Nëntor me fjalën e presidentit të ri zj.Olivia Kirtley, President për periudhën 2014-2016, e cila vlerësoi punimet dhe parashtroi vizionin e IFAC-ut për vitet e ardhëshme. Në sesionin mbyllës, përshëndetën z. Gerardo Longobardi, President, Consiglio Nazionale dei Dottori Commercialisti e degli Esperti Contabili, u dhanë cmimet Sempier Award për arritje në fushën e profesionit si edhe u shpall vendi i i ri pritës i kongresit që do të mbahet në Nëntor të vitit 2018, i cili është Sidnej, Australi.
Foto me Presidenten e IFAC Ilivia Kirtley