Konferenca e përbashkët e IEKAs dhe SHKCAK me temë “Sistemi i edukimit – rruga e duhur për sensibilizimin e palëve me interes dhe mbajtjes së reputacionit te profesionit”

Më datë 30 Qershor në ambjentet e Universitetit Ismail Qemali (Vlorë) u zhvillua Konferenca e përbashkët e IEKAs (Insitituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar) dhe ShKÇAK (Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Audituesve të Kosovës) me temë:

"Sistemi i edukimit – rruga e duhur për sensibilizimin e palëve me interes dhe mbajtjes së reputacionit te profesionit"

Punimet e Konferencës u hapën me fjalën e mirëseardhjes të z. Hysen Çela, Kryetar i Këshillit Drejtues të IEKAs dhe të z. Nazmi Pllana Kryetar i Këshilli Drejtues të ShKÇAK. Vijoi fjalimi përshëndetës i z.Fatmir Gashi, Zëvendës Ministri i Financave, z.Sakip Imeri, Drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës, z.Roland Zizi, Rektori i Universitetit të Vlorës.

 
     
 
     
   

E ftuar Znj Samantha Louis zv Kryetare e organizatës ndërkombëtare AICPA-CIMA në prezantimin e saj solli eksperiencën ndërkombëtare në lidhje me çështjen për parimet globale të kontabilitetit manaxherial.

 

Konferenca vijoi me prezantimin e zj Ardiana Bunjaku Drejtoresha Ekzekutive e ShKÇAKs dhe znj Edona Uka Udhëheqëse e departamentit të Edukimit dhe Standardeve profesionale, ku theksuan rolin e organizmave profesionale në edukimin e kandidatëve dhe zhvillimin e vijueshëm profesional, zhvillimi aktual dhe sfidat që priten në të ardhmen.

Z. Hysen Çela Kryetar i Keshillit Drejtues të IEKAs trajtoi progresin ndër vite të profesionit Auditues Ligjor në Shqiperi, Standardet Ndërkombëtare të Edukimit të IFAC, Direktivat
Europiane dhe zhvillimet e fundit 2017 për Kurrikulën e pergatitjes së Audituesve Ligjorë.

Sesioni i fundit të konferencës trajtoi cështjen e Epokës së digjitalizimit – Trendet në teknologjinë informative për zhvillimin e kontabilitetit dhe auditimit prezantuar nga zj. Melita Ymeraga.

Znj Eleonora Olli, Zv Kryetare e KD të IEKAs në prezantimin e saj beri një përshkrim lidhur me Rrugët e garantimit dhe të rritjes së cilësisë së shërbimeve të profesionit AL në Shqipëri.

 

Në mbyllje të kesaj Konference u theksua që edukimi është një komponent vendimtar për fuqizimin e reputacionit të profesionit. Përgjegjësia është e përbashkët midis shumë palëve të interesit: individëve, familjeve, sektorit të arsimit, punëdhënësve, dhe organizatave të punës.