Të nderuar anëtarë,
Si anëtarë të IEKAs, ju mund të përfitoni nga nënshkrimi i marrëveshjes dypalëshe midis IEKAs dhe ACCA, me anë të cilës në rast se dëshironi të regjistroheni për të dhënë provimet e ACCAs ju përfitoni reduktim të konsiderueshëm të kostove të regjistrimit.
Sic mund të dihet, ACCA është shoqata më e madhe ndërkombëtare në fushën e kontabilitetit me përafërsisht 241,000 anëtarë dhe 542,000 studentë në 178 vënde.
Në vijim të kësaj marrëveshje, të gjithë anëtarët e IEKAs do të përfitojnë tarifa të arsyeshme nëse duan të regjistrohen për Titujt e ACCA, përfitimet janë:
- Ju jepet e drejta të paguani një tarifë të reduktuar për regjistrimin në ACCAs, në vlerën 45 GBP (krahasuar me tarifën prej 89 GBP)
- Ju jepet e drejta të paguani një tarifë të reduktuar për provimet e përjashtuara prej 30 GBP/për përjashtim, nga provimet:
-Accountant in Bussiness (AB) – nëse është miratuar përjashtimi
-Audit and Assurance (AA) ) – nëse është miratuar përjashtimi
(krahasuar me tarifën prej 86 GBP /për përjashtim)
- Ju jepet e drejta të paguani një tarifë të reduktuar vjetore për vitin e parë në vlerën prej 0 GBP (krahasuar me tarifën prej 116 GBP)
Shuma totale që ju do të kurseni është 216 GBP për të gjitha pikat (1)(2)(3), nëse ju do të regjistroheni në ACCA brënda datës 31 Mars 2024, sipas hapave të përshkruar në manualin bashkëlidhur. Më pas, ju do të vazhdoni të paguani të gjitha tarifat e tjera, sipas tarifave të publikuara nga ACCA.
Të interesuarit që dëshirojnë të regjistrohen për të marrë pjesë në provimet e ACCAs duhet të procedojnë sipas manualit dhe të plotesojnë të gjitha dokumentat shtesë që do të duhen për regjistrim në këtë proces. IEKA do të përgatisë një Vërtetim (Letter of Eligibility for Exemption Fee Waiver) për çdo anëtar të interesuar.
Kujdes!!! Zbritja aplikohet për tetë përjashtimet e para të ACCA brenda datës 31 Mars 2024. Për të përfituar nga tarifat e zbritura, ju lutemi përdorni në aplikimin tuaj kodin PIY, i cili do të përdoret gjatë regjistrimit online.
Është i lutur kushdo i interesuar ta vlerësojë këtë mundësi që jepet në funksion të ngritjes së mëtejshme profesionale. Të interesuarit që dëshirojnë të regjistrohen për të marrë pjesë në provimet e ACCAs duhet të procedojnë sipas manualit dhe të plotesojnë të gjitha dokumentat shtesë që do të duhen për regjistrim në këtë proces.
IEKA do të përgatisë një Vërtetim (Letter of Eligibility) për çdo kandidat të interesuar.
Mbetemi në dispozicionin tuaj për çdo informacion shtesë që do të keni nevojë.
Me respekt,
Stafi i IEKAs