Këshilli Drejtues i IEKAs

Kryetar
Z. Artan Xhiani

 

Nga muaji Nëntor 2025, Z. Artan Xhiani është Kryetar i Këshillit Drejtues të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), i zgjedhur si Anëtar i Këshillit Drejtues nga Asambleja e Përgjithshme më 17 Tetor 2025 dhe i votuar Kryetar nga Këshilli Drejtues më 3 Nëntor 2025.

Ai është anëtar i IEKA-s që prej vitit 1998 dhe zotëron titullin Ekspert Kontabël i Regjistruar (EKR) në Shqipëri, si dhe Certified Public Accountant (CPA) nga AICPA, Michigan, SHBA. Është diplomuar në financë dhe kontabilitet dhe ka ndjekur specializime në implementimin e Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS).

  1. Xhiani është Partner në UHY Elite që nga viti 2009, përgjegjës për shërbimet e auditimit dhe zhvillimin profesional. Më herët ka mbajtur pozicione drejtuese në firma ndërkombëtare auditimi si BDO Dunwoody LLP dhe Peters, Brown LLP në Kanada, si dhe ka shërbyer si Drejtor Financiar në Seament Albania Group.

Ai ka kontribuar ndër vite si trajner pranë IEKA-s, si dhe si pjesë e ekipeve të kontrollit të cilësisë së auditimit në bashkëpunim me IEKA-n dhe Bordin e Mbikëqyrjes Publike, duke mbështetur forcimin e standardeve profesionale dhe interesin publik.

Si Kryetar i Këshillit Drejtues të IEKA-s, Z. Artan Xhiani sjell një kombinim të thellë ekspertize teknike, përvoje drejtuese dhe përkushtimi ndaj interesit publik, duke punuar për forcimin e integritetit profesional, rritjen e cilësisë së auditimit dhe konsolidimin e rolit të IEKA-s si institucion kyç në qeverisjen e profesionit kontabël në Shqipëri.

Nënkryetar
Arqile Mishtaku

 

Nga muaji Nëntor 2025, Z. Arqile Mishtaku është Nënkryetar i Këshillit Drejtues të IEKA-s, i zgjedhur Anëtar i Këshillit Drejtues nga Asambleja e Përgjithshme më 17 Tetor 2025 dhe i votuar Nënkryetar nga Këshilli Drejtues më 3 Nëntor 2025.

Ai është diplomuar në Financë në Fakultetin e Ekonomisë dhe mban titullin Kontabilist i Miratuar (1998) dhe Ekspert Kontabël i Autorizuar – Auditues Ligjor (2000). Ka përfunduar studime pasuniversitare në fushën e decentralizimit të pushtetit vendor.

Z. Mishtaku ka ushtruar funksione drejtuese në sektorin publik dhe privat, përfshirë pozicionin e Kryetarit të Degës së Financës në ekonomitë shtetërore të Vlorës, inspektor tatimor, Zv/Kryetar i Bashkisë Vlorë, si dhe auditues ligjor në praktikë private.

Ai ushtron profesionin e audituesit ligjor si partner angazhimi në KEI-AL Auditing sh.p.k., duke sjellë një kombinim të përvojës institucionale dhe profesionale në drejtimin e profesionit.

Anëtar i Këshillit Drejtues
z. Berti Pashko

 

Nga muaji Nëntor 2025, Z. Berti Pashko është Anëtar i Këshillit Drejtues të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), i zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve më 17 Tetor 2025.

Z. Berti Pashko ka mbaruar studimet në vitin 1988 në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë i diplomuar në degën Financë Kontabilitet. Ai ushtron profesionin e Audituesit Ligjor që prej vitit 1997 dhe është administrator i shoqërisë së auditimit ligjor “Holly & Endi Auditing” sh.p.k. që nga viti 2001, duke ndërtuar një përvojë të konsoliduar dhe të qëndrueshme në fushën e auditimit dhe shërbimeve profesionale.

Z. Pashko ka dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe të vazhdueshëm në drejtimin dhe zhvillimin e IEKA-s, duke shërbyer si Kryetar i Këshillit Drejtues në mandatin 2021–2025, si dhe si Anëtar i Këshillit Drejtues në disa mandate të mëparshme (2009–2012, 2012–2015 dhe 2019–2021). Angazhimi i tij është karakterizuar nga forcimi i qeverisjes profesionale, rritja e rolit institucional të IEKA-s dhe përfaqësimi aktiv i interesit publik.

Ai ka qenë pjesëmarrës aktiv në veprimtari profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare, duke marrë pjesë në kongrese, konferenca dhe seminare të organizuara nga organizata ndërkombëtare të profesionit. Aktualisht, Z. Pashko ushtron funksionin e Zëvendëskryetarit të Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve (FCM), duke përfaqësuar profesionin shqiptar në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Anëtare e Këshillit Drejtues
Zj. Iris Qirjaqi

 

Nga muaji Nëntor 2025, Zj. Iris Qirjaqi është Anëtare e Këshillit Drejtues të IEKA-s, e zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme më 17 Tetor 2025.

Ajo është diplomuar në Kontabilitet dhe Auditim në Universitetin e Tiranës dhe ka përfunduar studime Master Shkencor në Universitetin Erasmus, Holandë, në vitin 2015 në fushën e Kontabilitetit, Auditimit dhe Kontrollit. Është anëtare e ACCA nga viti 2019 dhe e certifikuar për IPSAS.

Zj. Qirjaqi ka përvojë disa-vjeçare në një nga firmat Big4 në Shqipëri, duke u angazhuar kryesisht në konsulencat kontabël dhe implementimin e standardeve ndërkombëtare te kontabilitetit. Prej vitit 2022 ushtron profesionin si Partnere Angazhimi dhe Audituese Ligjore pranë KEI Auditing & Consulting sh.p.k.

Zjn.Qirjaqi është angazhuar në zhvillimin e kuadrit të ri rregullator të raportimit financiar për njësitë e qeverisjes së përgjithshme, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (IPSAS).
Gjithashtu, është e angazhuar si lektore pranë IEKA-s dhe institucioneve të tjera profesionale (IKM), duke kontribuar në edukimin profesional dhe zhvillimin e kuadrit rregullator financiar.

Anëtar i Këshillit Drejtues
Z. Elton Haxhi

 

Nga muaji Nëntor 2025, Z. Elton Haxhi është Anëtar i Këshillit Drejtues të IEKA-s, i zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme më 17 Tetor 2025.

Ai mban titullin Auditues Ligjor që prej vitit 2001 dhe është drejtues i Nexia Albania, një prej 10 kompanive më të mëdha të auditimit dhe konsulencave në bote.

Z. Haxhi ka mbi 25 vite përvojë profesionale si auditues ligjor, ekspert financiar dhe politike-bërës. Ka ushtruar funksionin e Zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë, përgjegjës për politikat fiskale, kontabilitetin, auditimin, kontrollin financiar etj.

Ai ka qenë ndër anëtarët e parë të Bordit të Mbikëqyrjes Publike dhe sjell një përvojë të gjerë në ndërthurjen e praktikës profesionale me politikëbërjen.

Anëtar i Këshillit Drejtues
Dr. Kledian Kodra

 

Nga muaji Nëntor 2025, Dr. Kledian Kodra është Anëtar i Këshillit Drejtues të IEKA-s, i zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme më 17 Tetor 2025.

Ai është Partner Menaxhues i Grant Thornton Albania, me mbi 24 vite përvojë në auditim, raportim financiar, tatime dhe këshillim biznesi në Shqipëri dhe rajon. Ai ka udhëhequr me sukses angazhime auditimi apo konsulence financiare për disa nga entitetet më të mëdha në rajon, duke punuar në sektorë të ndryshëm si shërbimet financiare, burimet natyrore, mallrat e konsumit, tregtia me pakicë, shërbimet publike, transporti, telekomunikacioni, etj.

Mban gradën Doktor i Shkencave Ekonomike dhe është anëtar i ACCA.

Dr. Kodra është vlerësuar për kontributin e tij në përkthimin e Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS) dhe është lektor në fushat e raportimit financiar dhe auditimit.

Ai sjell në Këshillin Drejtues një profil të fortë ndërkombëtar dhe akademik, në shërbim të zhvillimit të profesionit.

Anëtar i Këshillit Drejtues
Z. Albion Ndini

 

Nga muaji Nëntor 2025, Z. Albion Ndini është Anëtar i Këshillit Drejtues të IEKA-s, i zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme më 17 Tetor 2025

Ai është diplomuar në Financë pranë Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës, dhe gjatë zhvillimit profesional ka ndërtuar një profil në kontabilitet, vlerësim pasurie dhe auditim ligjor, duke fituar titullin Kontabilist i Miratuar në vitin 2011 dhe Auditues Ligjor në vitin 2019.

Në veprimtarinë profesionale ka qenë pjesë e Auditing Partners dhe pas marrjes së titullit të audituesit ligjor ka themeluar dhe drejton NDINI Partners, e fokusuar në auditim ligjor, raportim financiar dhe shërbime këshillimore për subjekte private ose ndërmarrje me kapital publik. Në kuadër të veprimtarisë së tij, ka ushtruar gjithashtu role plotësuese si ekspert i ekonomisë në procese gjyqësore, në funksion të vlerësimit financiar.

Si anëtar i IEKA-s dhe i Këshillit Drejtues, ai kontribuon në forcimin institucional të institutit dhe në zhvillimin e profesionit, duke sjellë përvojën praktike në adresimin e kërkesave profesionale në një mjedis në evolucion.

Komiteti i Kontrollit të Brendshëm

Komiteti i Kontrollit të Brendshëm kontrollon veprimtarinë financiare të Institutit, mbikëqyr zbatimin e procedurave kontabël, regjistrimin në llogari me buxhetin, i jep mendim Këshillit për të gjitha cështjet që i kërkohen. Komiteti i Kontrollit të Brendshëm i raporton Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve.

Altin Sulejmani Kryetar

Fatmira Kastrati (Sykja) Anëtar

Eljona Hoxha Anëtar

Drejtori Ekzekutiv

Drejtori Ekzekutiv kryen administrimin e përditshëm të veprimtarisë së Institutit. Drejtori Ekzekutiv organizon punën për kryerjen e veprimtarive profesionale të Institutit në përputhje me Ligjin apo me vendimet e Këshillit Drejtues si dhe siguron që buxheti i Institutit është në përputhje me rregullat e administrimit financiar të miratuara nga Këshilli Drejtues.

Doranin Agalliu