NJOFTIM PËR VEND PUNE

“Koordinator i Edukimit”
Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA)

Rr. Elbasanit, Pallati Edil Al-It, pranë Ambasadës Amerikane, P.O.B. 1437, Tiranë

Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) shpall pozicionin e punës
“Koordinator i Edukimit”.

I. Kriteret e kualifikimit të kandidatit

Kandidati duhet të plotësojë këto kushte:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë përfunduar studimet universitare të ciklit të dytë (“Master”) në një nga degët:
  • Ekonomi, Financë, Kontabilitet, Menaxhim ose fusha të afërta;
  • Të ketë minimumi 5–7 vite eksperiencë pune në pozicione që lidhen me edukimin
  • profesional, administrim akademik, programe trajnimi ose koordinim projektesh etj;
  • Njohuri mbi zhvillimet kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e edukimit
  • profesional, përfshirë standardet ndërkombëtare të edukimit (IES) në fushën e
  • Ekspertit Kontabël dhe Auditimit Ligjor krijojnë avantazh;
  • Të mos ketë masa disiplinore të largimit nga puna për shkelje të rëndë;
  • Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht;
  • Të zotërojë gjuhën angleze në nivel të përshtatshëm për detyrën;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe hartimi dokumentacioni.

II. Dokumentacioni i nevojshëm

Kandidatët duhet të paraqesin:

  • Letër motivimi;
  • Dokument identifikimi;
  • Curriculum Vitae (CV);
  • Fotokopje të diplomës;
  • Referenca pune nga punëdhënësit e mëparshëm.

Dorëzimi i aplikimeve

Dokumentet duhet të paraqiten deri më 30.12.2025, në mënyrë elektronike në adresën e e-
mailit: info@ieka.al, ose dorazi pranë zyrave të IEKA-s në:

Rr. Elbasanit, Pallati Edil Al-It, pranë Ambasadës Amerikane, P.O.B. 1437, Tiranë
Tel: 04 2346 077
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të
procesit të përzgjedhjes.