Njoftim: Afati i aplikimeve për praktikën profesionale shtyhet deri më 30 Nëntor 2025

Njoftim Për Aplikantët: Afati I Praktikës Profesionale Shtyhet Deri Më 30 Nëntor 2025

Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) informon të gjithë kandidatët e interesuar se afati për aplikimet në programin e praktikës profesionale zgjatet deri më datë 30 Nëntor 2025.

Kjo shtyrje vjen në një moment të rëndësishëm për zhvillimin e profesionit, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis ACCA, BMP dhe IEKA, e cila forcon njohjen e kualifikimeve, rrit standardet e edukimit profesional dhe krijon rrugë më të qarta për integrimin e profesionistëve në tregun shqiptar.

Link për njoftimin e Marrëveshjes me ACCA: https://ieka.al/acca-bmp-dhe-ieka nenshkruaje-marreveshje-bashkepunimi/

Ky zhvillim i ri e rrit rolin e programit të praktikës profesionale, duke krijuar një bazë më të fortë për përgatitjen profesionale të kandidatëve në përputhje me kërkesat ligjore dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Aplikantët që nuk kanë arritur të aplikojnë më herët tani kanë një mundësi shtesë për të dorëzuar dokumentacionin e tyre.

AFATI I RI I APLIKIMEVE: 30 NËNTOR 2025

Për informacion të detajuar mbi kriteret, procedurën dhe dokumentet e nevojshme për aplikim, ju ftojmë të konsultoni njoftimet zyrtare në faqen e IEKA-s ose të na kontaktoni në adresën edukimi@ieka.al.