Të nderuar Anëtarë,
Në vijim të thirrjes së Mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve të IEKA-s, ju njoftojmë se afati për dorëzimin e kandidaturave për:
- Anëtarë të rinj të Këshillit Drejtues,
- Anëtarë të Komitetit të Kontrollit të Brendshëm,
përfundon të hënën, ora 12:00.
Kandidaturat duhet t’i paraqiten me shkrim Kryetarit të Këshillit Drejtues dhe të jenë të shoqëruara me miratimin e të paktën pesë (5) anëtarëve të Asamblesë, në përputhje me Statutin e IEKA-s.
Ju falënderojmë për vëmendjen dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm.
Me respekt,
Berti Pashko
Kryetar i Këshillit Drejtues
Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA)