Kriteret që duhet të plotësohen për kandidatët të cilët do të regjistrohen për provimet përKontabilist i Miratuar/Auditues Ligjor
Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar për marrjen e titujve Auditues Ligjor dhe Kontabilist i Miratuar se procesi i regjistrimeve në provimet e aftësive profesionale të sezonit të ri do të zhvillohet në datat 27 Mars – 27 Prill 2023.
Procesi i aplikimit dhe regjistrimit do të kryhet pranë Sekretarisë Teknike të Organizatës Profesionale të Audituesve Ligjor IEKA (përgjatë orarit 09:00 -16:30).
Kandidatët për KM duhet të kenë kryer kursin e kualifikimit në fushën e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar, të organizuar ose të monitoruar nga organizatat profesionale të kontabilistëve të miratuar dhe të njohura nga BMP, në të cilën individi dëshiron të anëtarësohet.
Për çdo paqartësi mund të drejtoheni pranë sekretarisë teknike të KPAP në adresën: info@ieka.al dhe në nr. e tel: +355 4 23 46 077

Për listën e dokumentacionit të kërkuar, klikoni këtu.
Për listën përmbledhëse të dokumentacionit e cila duhet të paraqitet e plotësuar nga ana e kandidatëve të cilët do të regjistrohen për provimet për marrjen e titullit Kontabilist i Miratuar / Auditues Ligjor në momentin e dorëzimit të dokumentacionit, klikoni këtu.
Për programin e provimeve, klikoni këtu.