Sekretar dhe Specialist Burime Njerëzore
Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA)
Rr. Elbasanit, Pallati Edil Al-It, pranë Ambasadës Amerikane, P.O.B. 1437, Tiranë
Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) shpall pozicionin e punës “Sekretar dhe Specialist për Burime Njerëzore” për një periudhë deri në 12-muaj.
I. Kriteret e kualifikimit të kandidatit
Kandidati duhet të plotësojë këto kushte:
- Të jetë shtetas shqiptar me banim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë përfunduar studimet universitare të ciklit të dytë (“Master”) në një nga degët:
- Shkenca Sociale, Shkenca Ekonomike, Juridik;
- Të ketë minimumi 5 (pesë) vite eksperiencë pune;
- Të mos ketë masa disiplinore të largimit nga puna për shkelje të rëndë;
- Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht;
- Të zotërojë gjuhën angleze në nivel të përshtatshëm për detyrën.
II. Dokumentacioni i nevojshëm
- Kandidatët duhet të paraqesin:
- Letër motivimi;
- Dokument identifikimi;
- Curriculum Vitae (CV);
- Fotokopje të diplomës;
- Referenca pune nga punëdhënësit e mëparshëm.
Dorëzimi i aplikimeve
Dokumentet duhet të paraqiten deri më 30.12.2025, në mënyrë elektronike në adresën e emailit: info@ieka.al, ose dorazi pranë zyrave të IEKA-s në:
Rr. Elbasanit, Pallati Edil Al-It, pranë Ambasadës Amerikane, P.O.B. 1437, Tiranë
Tel: 04 2346 077
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të
procesit të përzgjedhjes.
Shqip
English 