Njoftim

Me Vendim Nr. 3573/15, datë 27.11.2025, “Për regjistrimin si Person Juridik”, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është vendosur:

1.      Pranimi i kërkesës për regjistrim;

2.      Depozitimi në Regjistrin Publik të Organizatave Jofitimprurëse, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i:

o    Vendimit Nr. 175, datë 17.10.2025, të Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar; dhe

o    Vendimit Nr. 28, datë 03.11.2025, të Këshillit Drejtues të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar.

Ky vendim formalizon regjistrimin e akteve përkatëse në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.