Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) njofton se periudha e regjistrimit në programin postmaster dhe praktikën profesionale për marrjen e titullit “Auditues Ligjor (AL)” do të zhvillohet nga data 1 deri më 15 nëntor 2025.
1. Programi i Studimeve Postmaster
Programi postmaster për marrjen e titullit “Auditues Ligjor” zhvillohet pranë IEKA-s dhe ka kohëzgjatje minimale prej tre (3) viteve kalendarike.
Ky program përfshin module të avancuara profesionale në fushat e mëposhtme:
- Raportimi Financiar i Avancuar
- Taksimi i Avancuar
- Legjislacioni i Biznesit i Avancuar
- Auditim dhe Dhënie Sigurie i Avancuar
- Drejtimi i Performancës i Avancuar
- Etika Profesionale
2. Dokumentacioni i Nevojshëm për Regjistrim në Praktikën Profesionale
Në zbatim të neneve 15 dhe 16 të Ligjit nr. 10091, datë 5.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar” (i ndryshuar), kandidatët duhet të dorëzojnë në IEKA dokumentet e mëposhtme:
- Kërkesë me shkrim drejtuar Komitetit të Edukimit dhe Kualifikimit të Vijueshëm Profesional (KEKV)
- Curriculum Vitae të përditësua
- Kopje të kartës së identitetit
- Diplomë e noterizuar e arsimit të lartë:
- Diplomë Bachelor (3-vjeçare) dhe diplomë Master; ose
- Diplomë e integruar e nivelit të dytë; ose
- Diplomë e barasvlershme me to
(Diplomat duhet të jenë në përputhje me Ligjin nr. 10307, datë 22.07.2010 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, në fushat e shkencave ekonomike: kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomiks ose degë të barasvlershme.)
5. Lista e notave e noterizuar për çdo diplomë
6. Dëshmi penaliteti
7. Marrëveshje për praktikë profesionale me kontratë pune me kohë të plotë, 3-vjeçare
Format për marrëveshjen e Praktikës Profesionale
8. Deklaratë noteriale që vërteton se kandidati nuk ka marrëdhënie të tjera pune me kohë të plotë, në fuqi nga data 1 janar 2026
9. Kontratë individuale pune me drejtuesin e praktikës profesionale, në përputhje me Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë
10. Mandat pagese për tarifën e aplikimit prej 4,000 lekësh, që duhet të bashkëngjitet me dokumentacionin e aplikimit
3. Tarifat e Regjistrimit dhe Trajnimit në Praktikën Profesionale
Tarifa e regjistrimit në praktikën profesionale është 75,000 lekë, me afat pagese deri më 31 mars.
(Miratuar nga Këshilli Drejtues i IEKA-s me vendim nr. 51, datë 07.12.2018)
Tarifa vjetore e trajnimit është 30,000 lekë, me afat pagese deri më 30 qershor.
(Miratuar nga Këshilli Drejtues i IEKA-s me vendim nr. 6, datë 14.01.2020)
4. Llogaritë Bankare të IEKA-s për Pagesën e Tarifës së Aplikimit
Intesa Sanpaolo Bank
Llogaria: 1008131801
IBAN: AL11208110080000001008131801 (LEK)
Banka Kombëtare Tregtare
Llogaria: 402034661
IBAN: AL30 2051 1021 0346 61CL OTCL ALLA
Raiffeisen Bank
Llogaria: 0100003298-ALL
IBAN: AL89202110130000000100003298 (ALL)
Shqip
English 