Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), festoi 20-vjetorin e themelimit të saj në një ceremoni ku ishin të ftuar personalitete nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare si dhe bashkëpunëtorë të saj.
Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar shpreh mirënjohjen dhe nderimet për ftesën në ceremoninë e organizuar nga ShKÇAK.
Gjatë takimit të zhvilluar nga Kryetari z.Berti Pashko dhe Drejtoresha Ekzekutive e IEKAs znj. Arminda Qylafku me Drejtoreshën Ekzekutive të ShKÇAK, znj. Ardiana Bunjaku, u diskutua ndër të tjera dhe fryma e bashkëpunimit ndërmjet dy organizatave.