Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, zj. Ogerta Manastirliu, në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të Ligjit Nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, si edhe udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës ka urdhëruar, ndër të tjera:
Ndalimin e grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura, konferencat, tubimet, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore.
Për të parë Urdhrin e plotë klikoni këtu.