Trajnime per SNK, SNRF – 18 dhe 19 Maj 2018

Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar njofton se në muajin Maj 2018 do të nisë trajnimin Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK) dhe Raportimit Financiar(SNRF).

Të gjithë personat e interesuar për të marrë pjesë në këto trajnime mund të regjistrohen pranë zyrave të IEKAs në adresën:

Rruga e Elbasanit, Pallati Edil Al It, Zyra 321, Tiranë ose duke dërguar të plotësuar në adresën info@ieka.al.

  1. formularin (bashkëlidhur)
  2. mandatin e pagesës
  3. kopje te ID

Kohëzgjatja e kursit: 2 ditë (6 orë në ditë) (10.000 lekë)

  • Trajnimi për SNK, SNRF me datat 18-19 Maj 2018

    Në datën 18 Maj 2018 nga ora 14:00 deri 20:30
    Në datën 19 Maj 2018 nga ora 9:00 deri 15:30

Programi i trajnimit (bashkelidhur)

Pagesa do të kryhet në llogarinë bankare të IEKAs në:

Banka Kombëtare Tregtare
Llogaria/Account – 402034661                  IBAN – AL30 2051 1021 0346 61CL OTCL ALLA

Pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikatën për kryerjen e kursit të kualifikimit në fushën e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar, e vlefshme edhe për kandidatët që do të hyjnë në provimet për Kontabilistë të Miratuar.

Trajnimet do të kryhen në sallën e trajnimeve të IEKAs në adresën më sipër.

Për cdo informacion mund të kontaktoni në zyrat e IEKAs në numrin e tel. 04 2346 077.