Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar njofton se në muajin Maj 2018 do të nisë trajnimin Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK) dhe Raportimit Financiar(SNRF).
Të gjithë personat e interesuar për të marrë pjesë në këto trajnime mund të regjistrohen pranë zyrave të IEKAs në adresën:
Rruga e Elbasanit, Pallati Edil Al It, Zyra 321, Tiranë ose duke dërguar të plotësuar në adresën info@ieka.al.
- formularin (bashkëlidhur)
- mandatin e pagesës
- kopje te ID
Kohëzgjatja e kursit: 2 ditë (6 orë në ditë) (10.000 lekë)
- Trajnimi për SNK, SNRF me datat 11-12 Maj 2018
Per datat 11 Maj 2018 nga ora 14:00 deri 20:30
Per daten 12 Maj 2018 nga ora 9:00 deri 15:30
Programi i trajnimit (bashkelidhur)
Pagesa do të kryhet në llogarinë bankare të IEKAs në:
Banka Kombëtare Tregtare
Llogaria/Account – 402034661 IBAN – AL30 2051 1021 0346 61CL OTCL ALLA
Pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikatën për kryerjen e kursit të kualifikimit në fushën e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar, e vlefshme edhe për kandidatët që do të hyjnë në provimet për Kontabilistë të Miratuar.
Trajnimet do të kryhen në sallën e trajnimeve të IEKAs në adresën më sipër.
Për cdo informacion mund të kontaktoni në zyrat e IEKAs në numrin e tel. 04 2346 077.