Thirrje për aplikim

22/02/2022

Të nderuar anëtarë!

Në zbatim të vendimit nr. 60, datë 06.12.2021 “Për krijimin e komiteteve të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar” të Këshillit Drejtues, bashkëngjitur do të gjeni kriteret të cilat duhet të plotësohen nga kandidatët të cilët dëshirojnë të bëhen anëtarë në:

  • 1.  Komitetin e Programeve Alternative (KPA);
  • 2.  Komitetin e Kontrollit të Cilësisë (KKC);
  • 3.  Komitetin për Standardet Profesionale dhe Etikën (KSPE);
  • 4.  Komitetin e Edukimit dhe Praktikës Profesionale (KEPP);
  • 5.  Komitetin e Kualifikimit të Vijueshëm (KKV);
  • 6.  Komitetin e Regjistrimit (KR);
  • 7.  Komitetin e Investigimit dhe Disiplinës (KID).

Nëse jeni të interesuar, lutemi të dërgoni aplikimin Tuaj pranë adresës zyrtare elektronike info@ieka.al.

Aplikimi Juaj duhet të përmbajë:

  • 1.  kërkesën Tuaj për të qenë anëtar duke specifikuar dhe Komitetin në të cilin dëshironi të aplikoni;
  • 2.  dosjen e plotësuar me anë të së cilës vërtetoni përmbushjen e kritereve për komitetin që dëshironi të aplikoni.

Afati për aplikim është 7 (shtatë) ditë nga publikimi në faqen zyrtare të web të IEKA.

Ju faleminderit,

Kriteret për Aplikim