Përshëndetje,
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes këtij njoftimi, bën thirrje publike për shfaqje interesi për të qenë ekspert kontabël të licensuar (auditues ligjor) për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2024.
Ekspertët kontabël të licensuar (audituesit ligjor), përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit të përcaktuara në legjislacionin në fuqi duhet të plotësojë njëkohësisht edhe kriteret e përcaktuara.
Dokumentat e nevojshme për të aplikuar si më poshtë vijon:
- Kopje të noterizuar të licencës të ekspertit kontabël të licensuar (auditues ligjor), lëshuar nga IEKA, e vlefshme për vitin kalendarik respektiv;
- Vërtetim nga IEKA që vërteton se eksperti kontabël i licensuar (audituesi ligjor) ka jo më pak se 5 (pesë) vite eksperiencë dhe se nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Fotokopje të dokumentit të identifikimit;
- Deklaratë vetjake se nuk është në kushtet e parashikuara në shkronjat “c” dhe “d” të sipërcituara, sipas formatit të miratuar në shtojcën 1 bashkëlidhur udhëzimit nr. 14, datë 9.6.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Për caktimin e kritereve, procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e ekspertëve kontabël të licensuar dhe kushtet kontraktuale për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike gjatë viti kalendarik dhe subjektet zgjedhore dhe kandidatët e tyre në fushatën zgjedhore”;
- Raport mjeko-ligjor;
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
Pasi të keni marrë informacionin në dokumentin e mësipërm ju mund të dorëzoni aplikimin dhe dokumentacionin në mënyrë elektronike në email-in Krist.Puleri@arkiva.kqz.gov.al ose fizikisht pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në adresën: Rruga “Ibrahim Rugova”, Nr. 4, Tiranë.
Afati i aplikimit: 18.06.2025