Në perputhje me Rregulloren “Për Edukimin dhe Zhvillimin Profesional”, si dhe në bazë të vendimit të Komitetit të Edukimit dhe Kualifikimit të Vijueshëm Profesional, IEKA shpall thirrjen për lektor për modulet e përfshira në programin postmaster për AL si dhe për Programin e Kualifikimit të Vijueshëm Profesional për vitin 2024.
Aplikuesit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Në faqen zyrtare të IEKA dhe nëpërmjet platformave të tjera komunikuese, IEKA hap thirrjen për lektorë me kërkesat si më poshtë:
· Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
· Të ketë eksperiencë punë në disiplinën që do trajtojë mbi 7 vjet;
· Të ketë kualifikimet profesionale dhe të jetë i certifikuar në disiplinën për të cilën kandidon. (Certifikimet ndërkombëtare përbëjnë avantazh);
· Të ketë eksperiencë në mësimdhënie dhe/ose ofrimin e trajnimeve;
· Të angazhohet në kryerjen e hartimit të fondit të pyetjeve dhe përgjigjeve;
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze e provuar kjo nga certifikatat përkatëse.
Dokumentacioni i kërkuar:
· Kërkesë më shkrim drejtuar Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA);
· Fotokopje të kartës së identitetit, ose ndonjë dokumenti tjetër identifikimi;
· Jetëshkrim profesional (CV e aktualizuar në gjuhën shqipe);
· Dëshmi penaliteti;
· Dy letra reference për cilësinë e dhënies së trajnimeve / mësimdhënies;
· Kopje të librezës së punës;
· Kopje të cërtifikimeve;
Afati i pranimit të kandidaturave është deri më datë 09 Shkurt 2024.
Modulet e Programit Postmaster për Auditues Ligjor janë:
Viti I
1. Standardet Kombëtare të Kontabillitetit (Pjesë hyrëse e Raportimit Financiar të Avancuar);
2. Raportimi Financiar i Avancuar;
3. Taksim i Avancuar;
Viti II
1. Legjislacion Biznesi i Avancuar;
2. Drejtim Performance e Avancuar;
Viti III
1. Auditim dhe Dhënie Sigurie e Avancuar;
2. Etika Profesionale.
Programi i Kualifikimit të Vijueshëm Profesional për vitin 2024 (në bazë të vendimit nga Këshilli Drejtues i Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar).
Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të sipërcituara do të bëhet në adresën info@ieka,al brenda datës 09.02.2024.