Në fjalimin përshëndetës, Kryetari i Këshillit Drejtues të IEKAs Prof. Dr Hysen Çela i uroi mirëseardhjen Audituesve Ligjorë të rinj të cilët pas një periudhe të gjatë pune, përpjekjesh, përgatitjesh teorike dhe praktike, i bashkohen profesionit të Audituesit Ligjor.
Prof. Çela në emër të Këshillit Drejtues shprehu bindjen se anëtarët e rinj të IEKAs do të përcojnë më tej reputacionin dhe vlerat e profesionit, të krijuara dhe të trashëguara prej më shumë se 20 vitesh.
Profesioni i Audituesit Ligjor është një nga profesionet me të organizuara në vend dhe më i domosdoshëm për sa i përket zhvillimit ekonomik të eniteteve të biznesit pasi shton besimin për informacionet financiare dhe garanton sigurinë aq të nevojshme, për një rritje të qëndrueshme. Në kuadër të zhvillimit të aftësive dhe njohurive profesionale IEKA ka organizuar trajnime të shumta në mbështetje të tre shtyllave bazë të profesionit që janë: përgatitja teorike dhe praktike, standardet cilësore dhe etika profesionale. Në vitet që do të vijnë do të ketë më shume cilësi sepse menyra sesi do të edukohen brezat e ardhshëm ka filluar të jetë në linje me të gjitha zhvillimet ndërkombëtare cka do të rrisë reputacionin edhe njohjen e shumëanshme të profesionit .
Z. Çela ftoi anëtarët e rinj të IEKAs të vazhdojnë të japin kontributin e tyre për të siguruar që profesioni i Audituesit Ligjor të vazhdojë të jetë lider në profesionin kontabël.
Në perfundim të fjalimit, Z. Çela i uroi të pranishmëve suksese të mëtejshme .
Ceremonia u mbyll me shperndarjen e licensave për anëtarët e rinj.