Shpallje për përzgjedhjen e lektorëve për trajnimet e detyrueshme të kualifikimit të vijueshëm profesional për Auditues Ligjor – 2025

Në kuadër të organizimit të programit vjetor të edukimit të vijueshëm profesional për Auditues Ligjor për vitin 2025, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) shpall thirrjen për aplikime për pozicionin e lektorit/trajnerit, në një ose më shumë nga temat e mëposhtme të miratuara për trajnimet vjetore.

Temat e trajnimeve për vitin 2025:

  1. Ndryshimet ligjore në ligjin për auditimin, Kodin Civil dhe Kodin Penal; përgjegjësitë e audituesit për parandalimin e pastrimit të parave; mbrojtja e të dhënave personale dhe çështje tatimore. (8 ore)
  2. Menaxhimi i cilësisë për për firmat e vogla të auditimit sipas standardeve të reja (ISQM 1 & 2, SNA 220 (R), SNA 230) dhe udhëzimeve të miratuara nga IEKA në mars 2022. (8 ore)
  3. Zbatimi i ligjeve dhe standardeve në auditimin e vlerësimeve kontabël dhe shpalosjeve përkatëse: SNA 250 & SNA 540. (8 ore)
  4. Raportimi jo-financiar dhe qëndrueshmëria: interpretim praktik i nenit 32 të ligjit për kontabilitetin, përgatitja dhe dhënia e sigurisë mbi raportet jo-financiare, si dhe roli i audituesit në raportimin për qëndrueshmërinë. (8 ore)
  5. Standardet e reja për raportimin financiar për vitin 2024: SNRF 18 dhe forma e re e pasqyrave financiare për vitin 2026. (4 ore)
  6. Raporti i BMP-së për inspektimet për vitin 2024/2025; përgatitja e letrave të punës në auditim; rekomandime dhe gjetje nga BMP dhe IEKA mbi cilësinë e auditimit. (4 ore)

Kriteret e përzgjedhjes së lektorëve:

  • Formimi akademik dhe profesional:

o    Diplomë universitare “Master i Shkencave” ose më e lartë në Financë, Ekonomi, Kontabilitet, Drejtësi, ose fusha të ndërlidhura.

o    Kualifikime profesionale ndërkombëtare si ACCA, CPA, CIA, etj., përbëjnë avantazh.

  • Eksperienca profesionale:

o    Minimumi 5 vite përvojë në auditim, kontabilitet, ligj apo trajnim profesional, sipas temës përkatëse.

o    Eksperienca në mësimdhënie, trajnime apo zhvillim profesional të vazhdueshëm përbën përparësi.

  • Aftësi dhe kompetenca:

o    Njohuri të avancuara në temën për të cilën aplikohet;

o    Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe prezantuese;

o    Aftësi për të përgatitur materiale trajnuese me përmbajtje të thelluar dhe të strukturuar në mënyrë profesionale;

o    Aftësi për të zhvilluar trajnim fizik dhe online sipas nevojës.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • CV e përditësuar profesionale;
  • Diplomë dhe certifikata kualifikimesh shtesë;
  • Dëshmi për eksperiencën në fushën përkatëse;
  • Lista e temave për të cilat kandidati aplikon si lektor;
  • Një draft-agjendë ose përmbledhje e përmbajtjes që do të trajtohej për njërën nga temat;
  • Fotokopje e dokumentit të identitetit;
  • Letër prezantimi mbi temat e përzgjedhura (opsionale).

Afati i aplikimit dhe mënyra e dorëzimit:

Aplikimet pranohen deri më 30 Prill 2025 dhe duhet të dorëzohen në adresën zyrtare të IEKAs ose përmes email-it në: info@ieka.al duke specifikuar në subjekt: “Aplikim për Lektor – Trajnimet e AL 2025”.