Rishikimi i projektit të IAASB-së për raportimin e audituesit

Grupi i Punës për Zbatimin e Raportimit të Audituesit (ARIWG) i Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe Sigurisë (IAASB) ka publikuar së fundmi një material mbi rishikimin e lidhur me zbatimin e standardeve të raportimit të audituesit të IAASB-së. Këto standarte janë publikuar në janar të 2015 dhe janë bërë efektive për auditimet e pasqyrave financiare për periudhat që përfundojnë në ose pas dhjetorit të 2016. Objektivat e këtij rishikimi janë:

  • Përcaktimi nëse standardet e raportimit të audituesit janë të kuptueshme dhe zbatohen në mënyrë të tillë që të arrihen synimet e IAASB
  • Identifikimi i  mënyrës sesi janë menaxhuar sfidat e hasura në praktikë
  • Identifikimi i rritjes së kërkesës globale për informacion shtesë në raportin e audituesit, duke përmirësuar kështu edhe transparencën e      auditimit
  • Identifikimi i rritjes së kërkesës globale për një aplikim më të gjerë të kërkesave që aktualisht zbatohen vetëm për auditimet e pasqyrave financiare të entiteteve të listuara.

Ky material përfshin gjithashtu lajme dhe informacione të tjera të rëndësishme në lidhje me rishikimin e projektit për raportimin e audituesit.
Për të lexuar materialin e plotë, klikoni këtu.