Në një intervistë për Monitor, Prof. Dr. Hysen Çela, President, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të Shqipërisë (IEKA), është shprehur lidhur me fenomenin e tërheqjes së firmave të mëdha , nga auditimi i informacioneve financiare historike. Z.Çela, informon se IEKA nuk ka marrë ndonjë informacion zyrtar për largim të shoqërive “Big 4” nga auditimi në Shqipëri, por gjithësesi ai nuk e mohon faktin që ky fenomen ekziston, pra ka një lloj tërheqje prej katër firmave të mëdha, nga auditimi i informacioneve financiare historike, të disa klientëve të kategorizuar si biznese të mëdhenj. Prof. Dr. Hysen Çela pohon se ky largim mund të lidhet edhe me rreziqet e mundshme që paraqet pronësia dhe strukturat e drejtimit dhe qeverisjes së disa bizneseve, siç janë për shembull, dominimet nga aksionerë të vetëm, përqendrimi i investimeve, etj, duke shtuar se largimi nga auditimi i firmave të mëdha, mund të ketë ndikim të drejtpërdrejt në cilësinë e auditimit. Në këtë intervistë flitet edhe për ligjin e ri për kontabilitetin, aksionin anti-informalitet dhe rekomandimet e z. Çela për modelin ekonomik në bazë të të cilit duhet të zhvillohet vendi si dhe nxitja e sektorëve prioritarë.
Për të lexuar intervisten e plotë mund të klikoni këtu.