- Pse cilësia e raportimit financiar stimulon rritjen ekonomike?;
- Kuadri i IAASB për angazhimet e sigurisë, garanci për shërbime profesionale cilësore;
- Domosdoshmëria e hartimit dhe publikimit të materialeve udhëzues për zbatimin dhe interpretimin e kërkesave të standardit për marrëveshjet konçensionare.
Promovimi dhe shpërndarja e Revistës “Kontabilitet, Financë & Auditim” u realizua në takimin e fundvitit të organizuar nga IEKA. Për të gjithë të interesuarit e lexuesit e Revistës, botimi i 39-të i “Kontabilitet, Financë & Auditim” mund të gjendet edhe pranë zyrave të IEKAs.
Revista ”Kontabilitet, Financë & Auditim” përfaqëson një revistë me karakter kryesisht profesional në të cilën botohen shkrime në fushat e kontabilitetit, financës, jurisprudencës, taksa tatimeve dhe të tjera të ngjashme e të lidhura me to. Brenda faqeve të saj mund të botohen gjithashtu, materiale të tjera në trajtë informacionesh të dobishme për anëtarët e Institutit dhe të palëve të tjera të interesuara. Për këtë arsye Këshilli Botues i Revistës fton të gjithë autorët që dëshirojnë të publikojnë artikuj ose shkrime të ndryshme me interes për profesionin të kontaktojnë në adresën elektronike info@ieka.al.